GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tritol banesës në Shkodër, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Nuk kam konflikte me askënd

13:49 - 29/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tritol banesës në Shkodër, zbardhet dëshmia e biznesmenit: Nuk kam konflikte me askënd
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje dalin në lidhje me shpërthimin me tritol të regjistruar në orën e para të mëngjesit të sotëm në banesën e shtetasit Agim Uraj në Shkodër.

Ngjarja ndodhi në lagjen “10 korriku” në hyrje të qytetit. 52-vjeçari është biznesmen prej vitesh në Shkodër.

Në momentin e shpërthimit të lëndës plasëse mësohet se familja Uraj ndodhej brenda banesës. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur lëndën plasëse në derën hyrëse të shtëpisë, në një ndërtesë 3 katëshe.

Edhe pse sipas policisë vendore të Shkodrës sasia e vendosur nuk ka qenë shumë e madhe sërish shpërthimi është dëgjuar në atë zonë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë vendore të Shkodrës duke nisur hetimet për këtë shpërthim.

Deri më tani nuk është arritur që të bëhet i mundur identifikimi i vendosjes së tritolit në banesën e biznesmenit Agim Uraj.

Gjithsesi dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët kanë hedhur lëndë eksplozive dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Nga ana e saj policia është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Banesa ku ndodhi shpërthimi me tritol është e monitoruar nga kamerat e sigurisë dhe policia i ka sekuestruar për të bërë të mundur këqyrjen e tyre. Ndërkohë biznesmeni Agim Uraj ka dhënë deklaratën e tij për policinë duke thënë se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët që kanë vendosur tritolin dhe se nuk ka konflikte me asnjë person.

Policia ende nuk e ka një pistë të saktë hetimi edhe pse dyshimi kryesor lidhet me aktivitetin e 2-vjeçarit si biznesmen në Shkodër. Policia dhe prokuroria e Shkodrës janë duke hetuar për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shpërthimit me tritol në banesën e shtetasit Agim Uraj.

Etiketa: flet biznesmenitritoli Shkoder

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Shpërndante drogë në lokalet e Himarës, arrestohet 27 vjeçari nga Tirana

Shpërndante drogë në lokalet e Himarës, arrestohet 27 vjeçari nga Tirana

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com