GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tritol banesës, sekuestrohen kamerat. Zbardhet dëshmia e biznesmenit

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Tritol banesës, sekuestrohen kamerat. Zbardhet dëshmia e biznesmenit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen të tjera detaje rreth shpërthimit me lëndë plasëse sot në një banesë në Shkodër. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 24 korrikut në banesën e shtetasit Sokol Shpendi në Shkodër. Nga shpërthimi i tritoli mësohet se ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që në banesë ndodhej familja e shtetasit Sokol Shpendi.

Sasia e eksplozivit është vendosur në derën hyrëse ndërsa shtëpia ndodhet disa metra më tutje dhe nuk ka pësuar dëme kjo edhe për shkak se sasia e lëndës plasëse sipas policisë vendore të Shkodrës ka qenë e vogël. Ndërkohë shpërthimi është dëgjuar në gjithë zonën, në lagjen “Tom Kola” në afërsi të spitalit rajonal të Shkodrës duke tronditur edhe banorët e tjerë që ndodheshin në gjumë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë duke nisur hetimet paraprake rreth kësaj ngjarje të ndodhur. Sipas burimeve shtetasi Sokol Shpendi prej vitesh është pronar i një hoteli në Shkodër. Deri më tani është ende e paqartë nëse sasia e lëndës plasëse lidhet me konkurrencën apo ka arsye të tjera. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se është e paqartë se kush mund të jenë autorët që vendosën tritolin në banesën e Sokol Shpendit, ndërsa policia është duke hetuar për t’i identifikuar dhe më pas arrestimin e tij.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 3:45 të mëngjesit kur në rrugë nuk ka qenë askush, gjë e cila e ka ndihmuar autorët të largohen me shpejtësi. Në banesë tjetër në afërsi të vendit ku ndodhi shpërthimi ndodhet kjo kamer sigurie, e cila mund të ketë fiksuar autorët gjatë momentit të vendosjes së lëndës plasëse në shtëpinë e shtetasit Sokol Shpendi. Policia ka sekuestruar kamerën e sigurisë, por edhe të tjera në zonën përreth duke u munduar që të identifikojë autorët edhe pse pamja nuk është shumë e qartë për shkak të errësirës që në këtë rast favorizon personat që vendosën sasinë e tritolit.

Shtetasi Sokol Shpendi mësohet se në dëshminë e tij për policinë ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e ka të qartë se kush mund të jenë autorët që vendosën lëndën plasëse ndërsa ka kërkuar që të zbardhet e plotë kjo ngjarje. Këto raste me shpërthim eksplozivi janë shtuar vitet e fundit në qytetin e Shkodrës. Shpesh herë kanë rezultuar ngjarje të vërteta ndërsa nuk janë të pakta rastet kur personat e përfshirë i kanë vendosur vetë me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria dhe për të kërkuar azil politik. Disa prej këtyre rasteve policia e Shkodrës i ka në hetim e sipër për mashtrim.

Etiketa: banesebiznesmenDëshmikameraShkodërtritol

Lajme të lidhura

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës
Breaking Views

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Para
Prej dy muajsh në protestë, naftëtarët: Nuk do të punojmë, derisa…

Prej dy muajsh në protestë, naftëtarët: Nuk do të punojmë, derisa...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com