Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Tufinës, në Tiranë, ku një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse është hedhur në tarracën e një dyqani lulesh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45 të datës 1 nëntor, në biznesin në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia bën me dije se nga veprimet e para hetimore është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por identiteti i tij nuk bëhet publik për shkak të vijimit të hetimeve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave, përfshirë motivet që çuan në vendosjen e lëndës së dyshuar plasëse në biznes.










Discussion about this post