GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“50 mijë euro ose të hodha biznesin në erë!” Kërcënoi pronarin e karburantit, kapet autori

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“50 mijë euro ose të hodha biznesin në erë!” Kërcënoi pronarin e karburantit, kapet autori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur nga kërcënimi ndaj biznesmenit Zija Shulku në Peshkopi. Një pajisje artizanale, e ngjashme me eksploziv, ishte vendosur pranë karburantit të tij, ndërsa autorët dyshohet se i kërkuan 50 milionë lekë nën kërcënimin se do t’i hidhnin biznesin në erë.

Një ditë pas ngjarjes janë mësuar detaje të reja mbi mënyrën se si është kërcënuar biznesmeni Zija Shulku në Peshkopi.

Sipas të dhënave paraprake, pranë karburantit të tij ishte lënë një kuti e improvizuar, brenda së cilës ndodhej një pajisje artizanale e ngjashme me eksploziv. Biznesmeni është njoftuar më pas përmes një mesazhi në celular.

Shulkut i është kërkuar të paguajë 50 milionë lekë, ndërsa është kërcënuar se, nëse nuk dorëzonte shumën, biznesi i tij do të hidhej në erë.

Në mesazhin e lënë mbi kuti, autori e paralajmëronte gjithashtu që të mos njoftonte policinë, duke pretenduar se në të kundërt pajisja do të shpërthente nëpërmjet telekomandimit.

Hetimet e Policisë së Dibrës çuan brenda pak orësh në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar si autor i kërcënimit, 21-vjeçarin Engjell Karoshi.

Njoftimi i policise

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kërcënimi”.

Vendosi një pajisje të dyshimtë dhe kërcënoi për shpërthimin e saj, në këmbim të 50 000 eurove. Policia zbardh brenda pak orëve ngjarjen, identifikon dhe vë në pranga autorin e dyshuar.

Më datë 02.10.2026, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimet Operacionale në DVP Dibër, finalizuan operacionin policor të koduar “Kërcënimi”.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe hetimit intensiv, brenda pak orësh u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 21 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Pas mbërritjes së forcave speciale xheniere të RENEA-s, u krye hapja dhe kontrolli i kutisë, nga ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë shpërthyese.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky shtetas dyshohet se, rreth orës 14:30, në ambientet e një karburanti në pronësi të shtetasit Z. Sh., kishte vendosur një kuti të dyshimtë, mbi të cilën ndodheshin një ekran, pjesë elektronike dhe tela, duke krijuar dyshimin se bëhej fjalë për një pajisje shpërthyese të telekomanduar.

Mbi kuti ishte vendosur një letër kërcënuese, përmes së cilës kërkohej pagesa e shumës prej 50 000 eurosh, në formën e një gjobe. Pagesa kërkohej të kryhej në kriptomonedha, përmes një pike këmbimi të kriptomonedhave, në adresën e përcaktuar nga autori.

Në letër, autori kërcënonte se kutia do të shpërthente nëse pagesa nuk kryhej brenda afatit të përcaktuar prej tij, nëse kutia do të lëvizte ose nëse do të njoftohej Policia apo persona të tjerë.

Gjithashtu, ai pretendonte se kutia përmbante lëndë plasëse C4, ishte e pajisur me sensorë lëvizjeje dhe telekomandim dhe se ambienti monitorohej me kamera.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: KarburantkercenimKryesore1tritol

Lajme të lidhura

Fuga i shkruan Ramës: Pse nuk duhet shkrirë Instituti e Albanologjisë
Aktualitet

Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!

14:09 - 23/10/26
Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës
Aktualitet

Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

13:46 - 23/10/26
Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!
Aktualitet

Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

13:17 - 23/10/26
Para
Trump ironizon sërish Melonin: Mu lut të bënim foto bashkë, pranova se më erdhi keq

Trump ndryshon qëndrim ndaj Melonit: Marrëdhënia jonë është shumë e mirë, gjithmonë më ka pëlqyer

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fuga i shkruan Ramës: Pse nuk duhet shkrirë Instituti e Albanologjisë
Aktualitet

Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!

14:09 - 23/10/26

Akademiku Artan Fuga ka kritikuar krahasimet mes protestave në Shqipëri dhe lëvizjeve studentore në Francë e vende të tjera evropiane,...

Lexo më shumë
Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

Nga Saimir Tahiri te Balluku/ Berisha publikon të gjithë listën e organizatës kriminale të Edi Ramës

13:46 - 23/10/26
Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

Ironizon Berisha: LB, anëtare e organizatës kriminale! E akuzuar vetëm për 6 dosje, 36 vite burg!

13:17 - 23/10/26
Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

Studentët refuzojnë dialogun me Ramën, largojnë gurët e betonit para Kryeministrisë dhe i vënë flakën pankartës së Ramës me Vuçiç

13:12 - 23/10/26
Berisha akuzon Ramën për manipulim të shifrave të të plagosurve: Dhuna ndaj protestuesve ishte barbare

Berisha akuzon Ramën për manipulim të shifrave të të plagosurve: Dhuna ndaj protestuesve ishte barbare

13:06 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com