GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tritoli ndaj Talo Çelës, del nga burgu Çekrezi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tritoli ndaj Talo Çelës, del nga burgu Çekrezi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur janë mbushur 1 vit nga operacioni “Plumbi i artë”, njëri nga 20 të arrestuarit e kësaj dosje, Florenc Çekrezi, ka mundur të lirohet nga ambjentet e burgut.

Vendimi për lirimin e tij, është marë nga gjykata e posaçme, e cila 10 ditë më parë vendosi të pranojë kërkesën e prokurorëve të çështjes, për ndryshimin e masës së sisgurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

Megjithëse Çekrezi akuzohet për “Shkatërim prone me eksploziv” ndaj banesës së Talo Çelës në Elbasan dhe Mustafa Subashit në Durrës, ai ka lënë ambjentet e burgut, duke vijuar të qëndrojë në masën e “arrestit në shtëpi” në qytetin e Elbasanit.

Veç kësaj akuze, Çekrezi akuzohet dhe për tre vepra të tjera penale, si “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Ndryshimi i masës së sigurisë për Florenc Çekrezin dhe lirimin e tij nga burgu, erdhi pas momentit të bashkëpunimit të 36-vjeçarit me prokurorinë e posaçme SPAK.

Çekrezi, ka treguar në SPAK se ishte ai që i ka dhënë sasinë e tritolit Eljo Bitrit, i cili më pas së bashku me Nuredin Dumanin, Henrik Hoxhën dhe Skerdi Tasin, kanë shkatëruar banesën e Talo Celës dhe lokalin e Mustafa Subashit.

Përmes dëshmisë së tij, Çekrezi kthehet në të penduarin e 6 në dosjen “Dumani”. Lëndën shpërthyese, Çekrezi e ka ka marë pranë kompanisë së ndërtimit “Victoria Invest”, kompani në të cilën ai punonte si eskavatorist.

Për shkak të bashkëpunimit me prokurorinë të Çekrezit për këtë episode, ai është liruar nga qelia. Arrestimi i Çekrezit ndodhi në 18 maj 2022 gjatë operaionit “Plumbi i artë”.
Emri i tij doli gjatë dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani, i cili ka treguar se lëndën shpërthyese në dy raste ja ka marë Eljo Bitrit, i cili e siguronte përmes një një kushëririt të tij, Florenc Çekrezi që punonte në një kompani ndërtimi.

Në tetor 2021 Florenc Çekrezi, i shpëtoi një atentati në Elbasan, ku gjatë një breshërie kallashnikovi, mbetën të vrarë Lulzim Bitri, vëllai i Eljo Bitrit dhe Ardjan Çollaku. Kjo ngjarje vijon të mbetet ende pa autor, ndërsa Çekrezi është dëshmitari kryesor në këtë krim të rëndë.

/Ora News/

Etiketa: Florenc ÇekreziSpakTalo Celatritol

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet
Aktualitet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Aktualitet

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao
Aktualitet

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26
Para
Denoncimi në KPP, tenderi “mban erë”/ Veliaj do të blejë 400 mln lekë banjo publike

Denoncimi në KPP, tenderi “mban erë”/ Veliaj do të blejë 400 mln lekë banjo publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com