Një nga krimet e zbardhura që tashmë do të ketë një autorësi, është edhe ajo e atentatit me eksploziv në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajku, Noizyt.
Teksa bëri një rezyme të krimeve të kryera nga banda e Laert Haxhiut, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, deklaroi se ky grup është përgjegjës për vendosjen e tritolit në lokalin e shtetasit Bashkim Rajku, babai i reperit Noizy.
Discussion about this post