Triumfi i dyfishtë ndaj Maltës/ Gecaj dhe Avdullari: Fituam me meritë

Shqipëria U-17 mori fitoren e dytë ndaj Maltës pasditen e djeshme në ndeshjen e zhvilluar në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardi Behari fituan me shifrat 2-1, teksa të dy golat u realizuan nga Oresti Rifa. Një paraqitje mjaft pozitive e djemve kuqezi, të cilët ia dolën të marrin dy fitore radhazi në po kaq ndeshje të luajtura më 18 dhe 20 shtator.

Dy titullarët e skuadrës kuqezi, Kris Gecaj dhe Davide Avdullari rrëfyen emocionet pas fitores së dytë dje ndaj Maltës, ndërsa u shprehën shumë të kënaqur për paraqitjen që bënë si skuadër.

Gecaj, i cili luan në pozicionin e mbrojtësit me të rinjtë e Juventusit nënvizoi për fshf.org se kjo fitore ka shumë rëndësi për skuadrëm, pasi rrit moralin e ekipit.

“Më është dukur shumë mirë skuadra. Jam shumë i kënaqur për fitoren që bëmë sot. Skuadra ka shumë cilësi. Jemi përgatitur shumë mirë këtë javë dhe për Europianin që kemi në nëntor. Si ndihem sot? – Shumë mirë, kemi fituar. Kanë rëndësi këto fitore sepse na japin kurajo për të luajtur. Dua të vazhdoj të luaj, do stërvitem shumë që të luaj prapë me Kombëtaren” – tha Kris Gecaj për fshf.org.

Edhe Davide Avdullari nënvizoi se Kombëtarja fitoi me meritë dje, ndërsa shpalosi edhe objektivat e së ardhmes. “Kemi luajtur shumë mirë në këto dy ndeshje. Bëmë dy gola në ndeshjen ndaj Maltës dhe pas dy golave e ulëm pak ritmin. Në pjesën e dytë kemi luajtur mirë dhe kemi fituar me meritë. Jemi një grup shumë i fortë dhe kemi dëshirë për të fituar. Stafi është shumë i mirë, na ndihmon për gjëra që nuk i dimë. Kemi shumë punë përpara për t’u kualifikuar në Europian. Objektivi im është të luaj për ekipin e parë të Veronës dhe me ekipin A të Shqipërisë” – tha Avdullari për fshf.org.

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom