GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Triumfoi me Chelsean, Tuchel: Rrugëtimi ynë i pabesueshëm

07:29 - 30/05/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Triumfoi me Chelsean, Tuchel: Rrugëtimi ynë i pabesueshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Chelsea mposhti skuadrën e Manchester City mbrëmjen e djeshme dhe fitoi Champions League për të dytën herë. Sërish në finale triumfoi një trajner gjerman, pas Jurgen Klopp e Hansi Flick. Skena ishte e gjitha për Thomas Tuchel, i cili një vit më parë në krye të PSG doli i zhgënjyer nga fusha pasi i mundi Bayern Munich.

Tuchel tani mund të festojë dhe ashtu ka bërë. Për BT Sport ai është shprehur: “Të shpërndash gjithë këtë kënaqësi është e pabesueshme. E arritëm diçka të tillë dhe është “Ëoë”. Nuk e di se çfarë të ndjej në këto momente. isha shumë mirënjohës që arrita për herë të dytë në finale. Ishim shumë pranë… 

Lojtarët ishin të vendosur për ta fituar këtë trofe. I inkurajuam të gjithë, që të dilnin në fushë e të ishin të guximshëm, të krijonin kundërsulme të rrezikshme. Ishte një ndeshje e vështirë në aspektin fizik dhe duhet të ndihmonim njëri-tjetrin”, u shpreh Tuchel direkt pas ndeshjes me Manchester City, ndërkohë që Goal.com më pas shkruante se gjermanit i është ofruar kontrata e re.

Tekniku i Chelsea flet edhe për këtë temë: “Nuk jam 100 për qind i sigurt, por mbase mund të marr një kontratë të re. Mundet, menaxheri im më tha diçka rreth kësaj, por nuk e di. Më duhet ta verifikoj më parë. Unë fola me pronarin tani, nga fusha e blerta.

Ishte momenti më i mirë për një takim të parë. Ose më i keqi, pasi tani e mbrapa mund të bëhet vetëm më keq. Unë mund ta siguroj atë që do jem i uritur, se dua titullin e radhës dhe se jam shumë i lumtur si pjesë e një klubi ambicioz, një pjesë e fortë e një grupi të fortë.

Kjo i përshtatet besimit tim dhe pasioni im për futbollin është i madh. Dëshira ime është që të vazhdoj të marr fitore, të rritem si trajner dhe ta shtyj grupin tim në limite që në ditën e parë të sezonin të ardhshëm. 

Ne kemi shumë punë për të mbyllur hendekun dhe do jetë e mira ta takoj nga afër. Ne jemi në kontakt, por jo personalisht. Ai e de se çfarë po ndodh prej meje, drejtpërdrejt. Do ishte kënaqësi ta takoja tani.

Tani të mendojmë për trofeun tjetër. Kur fitova kupën në Dortmund, unë nuk shkova në stërvitjen e radhës më pak i uritur. Tani është koha të festojmë pak, ta shijojmë. Më pas do të reflektojmë. Askush nuk dëshiron të pushojë, unë dua suksesin e radhës, titullin tjetër, të njëjtin nivel cilësie. Dua të jem pjesë e gjithë kësaj. Nuk duhet të gabojmë tek ajo që na pret në të ardhmen”. 

Etiketa: Chelsea

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Arrestohet 31-vjeçari në Vlorë, aksidentoi një 12-vjeçar të shtunën

Arrestohet 31-vjeçari në Vlorë, aksidentoi një 12-vjeçar të shtunën

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com