GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Troisi: Aleks erdhi me kërkesë të Idrizit, unë atij i them…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Troisi: Aleks erdhi me kërkesë të Idrizit, unë atij i them…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Marcelo Troisi u rikthye në Vlorë 4 muaj pas largimit. Ish-trajneri këtë herë erdhi si menaxher në fakt, pasi solli Aleksandre (Aleks) di Estefanon.

Ai pranon që ka bërë ndërmjetësimin për transferimin e sulmuesit në fjalë, por thekson se ishte një kërkesë e Sinan Idrizit.

Gjatë një interviste të dhënë për një media sportive shqiptare thekson se është i gatshëm në çdo kohë për presidentin, ndonëse evidenton se rrethohet nga njerëz që e pengojnë.

Braziliani prek edhe një herë temën e shkarkimit pa u mbyllur mirë kampionati, duke e cilësua të padrejtë.

 

Ishit në Vlorë javën e shkuar, pse kjo vizitë?

Po është shumë e vërtetë. Isha në Vlorë enkas për të biseduar me presidentin Sinan Idrizi.

 

U takuat në stadium me Sinan Idrizin, por njëherësh ndoqët edhe stërvitjen e parë të skuadrës për sezonin e ri…

Po, po. Kam qenë në stadium për të zhvilluar bisedën me presidentin e klubit.

 

Sa e vërtetë është që Aleksandre di Estefano erdhi te Flamurtari me ndërmjetësinë tuaj?

Është e vërtetë. E bëra me kërkesë të presidentit. Ishte dëshira e Idrizit.

 

Kjo do të thotë se ju jeni afruar për të qenë menaxher i klubit?

Në fakt, po flasim për një punë tjetër. Por unë jam gjithmonë i disponueshëm për Sinan Idrizin. Ai ka qenë një person shumë korrekt me mua. Edhe pse jam larguar para kohe dhe në fakt do të doja të vijoja ende punën, kam shumë respekt për presidentin. Jam ndier shumë mirë në Vlorë. Idrizit i them gjithmonë “po”.

 

Po thoni që mund ta keni një bashkëpunim të tillë?

Patjetër që po! Por aty në Vlorë ka shumë njerëz që flasin rreth tij, ndaj çdo gjë ndryshon dita-ditës. Unë e respektoj shumë presidentin. Sot për sot e konsideroj presidentin më të mirë me të cilin kam punuar. Por fatkeqësisht ka shumë njerëz që e pengojnë.

 

Skuadra nuk u ngjit në Superiore. Keni një koment për këtë?

Unë u largova me ekipin në vendin e tretë. Kishte edhe 6 ndeshje të tjera dhe…

 

Doni të thoni se me ju në pankinë ngjitja ishte e sigurt?

Nuk mund të them se Flamurtari do të ngjitej, por sigurisht që do të luaja ndryshe.

 

Por çfarë mendoni se nuk shkoi?

Ky është futbolli. Kjo kategori është shumë e fortë, nuk ka asnjë fitues para ndeshjes. Por mund të them se largimi im nuk ishte i drejtë. E thënë kjo edhe nga vetë presidenti.

 

A keni edhe ju përgjegjësi për këtë dështim?

Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi. Sot është e lehtë të fajësosh Troisin apo dikë tjetër. Nuk mendoj se kemi faj. Ka shumë njerëz në këtë proces. Mund të them vetëm se mendoj që largimi im ishte i padrejtë. “A”-ja është opozita ime./PanoramaSport

Lajme të lidhura

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter
Sport

Trajneri i Bayernit/ Vincent Kompany në ‘gjendje të rëndë’, dërgohet në spital me helikopter

18:21 - 23/10/26
Sport

Dy emra të rinj për Kombëtaren, portieri dhe mbrojtësi marrin nënshtetësinë shqiptare

17:51 - 23/10/26
Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë
Sport

Raundi i dytë i EURO U-19/ Kombëtarja pjesë e grupit B6, përballet me Qipron dhe Armeninë

17:04 - 23/10/26
Para
“Non grata” nga SHBA, ja 14 serbët që kanë emrin në listë

“Non grata” nga SHBA, ja 14 serbët që kanë emrin në listë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com