GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trondit burri i Melonit: Nëse gratë s’duan të përdhunohen…

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trondit burri i Melonit: Nëse gratë s’duan të përdhunohen…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është vënë nën presion për të dënuar komentet e partnerit të saj që ka sugjeruar në një prononcim se “femrat që duan të shmangin përdhunimin nuk duhet të dehen bareve”.

Opozita në Itali ka kërkuar që kryeministrja Giorgia Meloni duhet të distancohet nga komentet e partnerit të saj, edhe pse ato ishin të tërthorta dhe u interpretuan me ngjyrime të njëanshme nga mediat.

“Nëse shkon diku për të kërcyer je e lirë të konsumosh alkool … por nëse arrin të mos bëhesh tapë e të humbësh ndjenjat, mund dhe të shmangësh telashe si këto, sepse ndryshe do të gjesh ujkun”, kishte thënë Andrea Giambruno në programin e tij në Rete 4, në debatin për dy raste përdhunimi që kishin ndodhur në Palermo e Napoli.

Giambruno, i cili ka një vajzë shtatë-vjecare me Meloni, mbështeti komentet e redaktorit të së përditshmes së djathtë vendase ‘Libero’, Pietro Senaldi, i cili tha më herët: “Nëse do të shmangësh përdhunimin mos i humb ndjenjat, ruaje mendjen rreth vetes”.

Të dy bashkëbiseduesit dënuan përdhunuesit duke i përshkruar ata si “ujq”, por kërkonin më shumë ndërgjegjësim nga gratë, dhe kjo mjaftoi që mediat liberale të nisnin stuhinë e kritikave duke akuzuar Giambruno për “fajësim të viktimës”.

Cecilia D’Elia, senatore të majtës PD qe prej 15 vjetesh eshte ne opozite, tha në një deklaratë për çështjen: “Ata vetëm ua vënë fajin femrave. “Mos dil vetëm, mos shko ku është errësirë, mos u vish në mënyrë provokative, unë nuk i pranoj këto. Nëse një vajzë pi pak më shumë, ajo mund të presë dhimbje koke por jo të përdhunohet”, teksa kërkonte që Meloni të distancohej nga komentet e partnerit.

Giambruno i ishte përgjigjur kritikave duke thënë: “Sikur të kisha thënë diçka të gabuar do të kisha kërkuar falje, por nuk është kështu dhe asnjë politikan nuk më tregon çfarë të them”.

“Përdhunimi është i përçmueshëm. Unë mora lirinë t’u them të rejave të mos dalin qëllimisht për t’u dehur e për të bërë droga, i kërkova të bëjnë kujdes sepse e keqja është gjithmonë aty. Nuk kam thënë se meshkujve u lejohet të përdhunojnë një femër nëse ajo është e dehur”./TCH

Etiketa: burriMelonittrondit

Lajme të lidhura

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Para
Arsenali pranë blerjes së Cancelo, çmimi është “super i leverdishëm”

Ndodhi dhe kjo! Barça i thotë Cancelos “të presë në aeroport” se…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi
Breaking Views

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26

Ka përfunduar protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e zhvilluar këtë të enjte në Tiranë. Në përfundim...

Lexo më shumë
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26
UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26
Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

Aktivisti: I themi Von der Leyen se shqiptarët për t’u integruar në BE shtuan kapitullin “burg për politikanët që vjedhin”

20:26 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com