GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Trondit motra e Merushes: Fëmijët ishin në varrim, s’e dinin që po përcillnin nënën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Trondit motra e Merushes: Fëmijët ishin në varrim, s’e dinin që po përcillnin nënën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e 30-vjeçares Merushe Hazizi nga vjehrri i saj Xhevahir Hoxha në fshatin Vidhisht në Roskovec të Fierit, ka tronditur opinionin publik që prej disa ditësh.

Esmeralda, motra e viktimës tha për emisionin ‘Me zemër të hapur’ se fëmijët e të ndjerës ende nuk e kishin të qartë se nëna e tyre kishte ndërruar jetë. Esmeralda fajësoi Fatjonin në lidhje me gjithçka që i kishte ndodhur motrës së saj.

Cili ishte shkaku i ndarjes së Merushes nga bashkëshorti i parë?

Shkaktar që u nda nga burri Merushja është Fatjon Hoxha. Ai tha që jam beqar e s’kam fëmijë. Më tej doli gruaja me një fëmijë 8 vjeç. Xhevahiri dhe Merushja nuk kanë pasur njohje para se të njihej me Fatjonin. Prezantimi kur u lidhën me Fatjonin ishte shumë i acaruar, Fatjoni dhe Merushja ishin bashkë për 3 vite.

A vinte gjatë kësaj kohe Merushja në shtëpi?

Dy vite nuk ka ardhur Merushja në shtëpi, së fundmi unë ndërhyra dhe nisën ta takonin. Ne nuk e pranonim martesën me Fatjonin se e njihnim kush ishte ai dhe familja e tij. Fatjon Hoxha e mashtroi sa e ndau nga burri dhe fëmijët, ai ishte shkaktari i të gjithave. Të marrësh nusen ta mbyllësh me çelës e të ikësh në punë, nuk është zgjidhje.

Si e morët vesh lajmin e vdekjes së Merushes?

Lajmin e vdekjes së Merushes ma dha motra që është në fshat. Kur kam vajtur unë ka ardhur ambulanca për ti çuar në morg. Lajmin saktësisht ma dha Fatjoni. Më tha babai më vrau Merushen. Përballje me Fatjonin pati, i thashë më hoqe motrën nga duart. Më shihte në sy dhe qante.  Ditën e djeshme ka dalë detaji që policia ka qenë nën dijeni të asaj që mund të ndodhte. Për faktin që policia ishte në dijeni, pse nuk na njoftoi ne familjarët e saj, policia.

Si u njoh me ish-bashkëshortin dhe cilat ishin marrëdhëniet me familjen e tij?

Babai i fëmijëve ka që kur është ndarë që nuk i ka parë fëmijët. Merushja nuk ka pasur probleme as me familjen e ish-burrit dhe as me burrin. Fajtor është vetëm Fatjoni. Me ish-bashkëshortin është njohur me mblesëri.

Përse njoftimi për vdekjen e Merushes ishte pa foto?

Gjithçka ka qenë nga tronditja dhe jo e qëllimshme.

 Ç’mund të thoni për faktin që Fatjoni nuk mori pjesë në ceremoninë mortore të Merushes, por nuk mori pjesë në atë të atit?

Ai as nuk bëri kërkesë të merrte pjesë në funeral, por edhe nëse do ta bënte, ne nuk do ta pranonim.

Keni menduar se çfarë do të ndodhë me fëmijët tani?

Fëmijët janë pjesa jonë, janë gjithçka për ne. Babait të tyre i urojmë gjithë të mirat, por ata janë fëmijët tanë. Ata morën pjesë në varrim, por nuk e dinin që ajo që po çonin në banesën e fundit ishte nëna e tyre./ News24

Etiketa: FierVrasje

Lajme të lidhura

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë
Aktualitet

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

08:00 - 16/05/26
Krerët e komuniteteve fetare bëhen bashkë për familjen: Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria
Aktualitet

Krerët e komuniteteve fetare bëhen bashkë për familjen: Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria

07:46 - 16/05/26
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Aktualitet

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

23:12 - 15/05/26
Para
Babai i vrau nusen/ I biri mes lotësh akuza të forta shtetit: Nuk morën masa, im atë iu dha lekë dhe…

Babai i vrau nusen/ I biri mes lotësh akuza të forta shtetit: Nuk morën masa, im atë iu dha lekë dhe…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:21 - 16/05/26

Ditën e sotme, më 16 maj 2026 dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me...

Lexo më shumë
Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë

08:00 - 16/05/26
Krerët e komuniteteve fetare bëhen bashkë për familjen: Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria

Krerët e komuniteteve fetare bëhen bashkë për familjen: Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria

07:46 - 16/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026

07:35 - 16/05/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026

07:32 - 16/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com