GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tronditen bursat globale pas të dhënave pesimiste nga SHBA

23:16 - 05/08/24
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB: Rritja ekonomike globale parashikohet të ngadalësohet në 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aksionet amerikane ranë ndjeshëm të hënën, si pjesë e një shitjeje të tregut global, të përqendruar rreth frikës së recesionit të SHBA.

Çmimet e arit ranë me më shumë se 2% në tregtimin e paqëndrueshëm të hënën, pasi investitorët likuiduan pozicionet së bashku me një shitje më të gjerë të aksioneve, megjithëse analistët thanë se interesi për arin si për strehë e sigurt mbetet e fortë, ndërsa frika e recesionit të SHBA rritet.

Çmimi i arit ra me 2% në 2,393,66 dollarë për ounce. Kontratat e arit në SHBA humbën 1.4%, shkuan në 2,434.10 dollarë.

Çmimet e metaleve të tjera të çmuara gjithashtu ranë, pasi shqetësimet e recesionit ulën perspektivën e kërkesës.

Argjendi ra me 5.7% në 26.92 dollarë ndërsa platini ra 4.1% në 918.35 dollarë dhe paladiumi humbi 4.5% në 849.05 dollarë, pasi arriti nivelin më të ulët, që nga gushti 2018.

Platini dhe paladiumi, të dy të përdorura në shkarkimet e motorrëve për të reduktuar emetimet, janë nën presion nga rreziku afatgjatë i paraqitur nga kalimi në emetimet neto zero.

Tregjet e tjera globale gjithashtu u ndikuan rëndë.

Yield-et e thesarit të SHBA ranë nga frika e recesionit, ndërsa investitorët vërshuan të blinin bono thesari, si investim të sigurt. Çmimet e obligacioneve lëvizin në mënyrë të kundërt ndaj yield-eve.

Bitcoin ra nga rreth 62,000 dollarë të premten, në rreth 52,000 dollarë të hënën.

Stoxx 600 i Europës u ul me 2.6% në Londër.

Indeksi i paqëndrueshmërisë CBOE arriti vlerën më të lartë që nga ditët e para të pandemisë në 2020, në mbi 53.

Flitet gjithashtu për rritjen e jenit, duke i shtuar presion rënies së tregut global, pasi Banka e Japonisë ngriti normat e interesit javën e kaluar. Jeni po rritet në vlerë kundrejt dollarit amerikan, duke i dhënë fund një praktike të tregtarëve, që marrin hua në monedhën e lirë, për të blerë aktive të tjera globale.

Të dhënat ekonomike, që priten të dalin, indekset ISM dhe PMI të korrikut, matës të performancës së kompanive të shërbimeve në SHBA, parashikohet të tregojnë një rritje në 50.9, nga 48.8 e mëparshme.

Bursat ulen ndjeshëm në hapjen e tregëtimit ditën e hënë

Aksionet amerikane u hapën me të kuqe të hënën.

Dow Jones Industrial Average ra me 1103 pikë, ose 2.8%.

S&P 500 ra me 225 pikë, ose 4.2%, ndërsa Nasdaq Composite ra me 6.3%.

/ CNBC, Reuters

Etiketa: ekonomi globale

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Mbyllja e degëve të Postës së Serbisë në Kosovë, BE dënon veprimin: Vendim i njëanshëm dhe i pakoordinuar

Mbyllja e degëve të Postës së Serbisë në Kosovë, BE dënon veprimin: Vendim i njëanshëm dhe i pakoordinuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com