GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tronditëse, biznesmeni urdhëron vrasjen e të dashurës shtatzënë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tronditëse, biznesmeni urdhëron vrasjen e të dashurës shtatzënë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rast i rëndë i tentativës për vrasje është raportuar në Greqi. Mediat greke raportojnë se një biznesmen në Janinë ka planifikuar vrasjen e gruas së tij shtatzënë.

Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka porositur 3 burra që ta hedhin atë në liqen. Shkak i këtij plani tronditës janë bërë mosmarrëveshjet e çiftit dhe kërkesës së gruas për t’u divorcuar.

Për të sqaruar konfliktet e tyre ata vendosën  një vend takimi, por burri nuk ishte vetëm, ai kishte marrë me vete 3 persona të tjerë.

Në këtë moment, të tre pasi zbritën 31-vjeçaren nga makina e tërhoqën nga duart dhe flokët e duke e shtyrë me dhunë, fillimisht e ngritën në ajër, e tërhoqën zvarrë në bregun e liqenit të Janinës në një distancë rreth 3 metra, e ngritën sërish në ajër dhe e hodhën në liqen.

Biznesmeni e ka parë skenën dhe ka qëndruar indiferent. Pastaj të katër burrat u larguan së bashku dhe e lanë vajzën në liqen. Në fakt, kur janë larguar ata nuk kanë parë pas për të parë nëse ka dalë në sipërfaqen e liqenit apo jo. Me shumë përpjekje dhe ndërsa temperatura atë ditë ishte 6 gradë Celsius, vajza arriti të dilte në breg (në një rrugë buzë liqenit).

E lagur, e plagosur dhe e vuajtur, ajo shkoi te makina e saj dhe gjeti celularin e saj. Menjëherë ka lajmëruar Policinë duke thënë “më hodhën në liqen, do të më vrasin, ejani shpejt se kam ftohtë”.

Ajo u dërgua në spital me hipotermi, mavijosje në shpatullën e majtë, gjunjë, pëllëmbën e djathtë dhe krahun e majtë. Aty iu mjekuan plagët, iu nënshtrua analizave dhe u shtrua në spital për dhjetë ditë.

Qëllimi i biznesmenit ishte të hidhte në liqen të fejuarën e tij për të abortuar foshnjën që mbante në bark, babai i së cilës ishte vetë ai. Biznesmeni dhe dy personat e tjerë që kontribuuan në të gjithë operacionin ndaj 31-vjeçares u arrestuan, ndërsa identiteti i personit të katërt të përfshirë në ngjarje nuk u bë i ditur.

Etiketa: JaninetentativeVrasje

Lajme të lidhura

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje
Aktualitet

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

11:15 - 06/10/26
Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme
Aktualitet

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

11:02 - 06/10/26
Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën
Aktualitet

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26
Para
Mjekët: Ja pse diabetikët duhet të heqin menjëherë dorë nga “bari”

Mjekët: Ja pse diabetikët duhet të heqin menjëherë dorë nga “bari”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje
Aktualitet

Shtyhet gjyqi ndaj Erion Veliajt në GJKKO, gjykata gjobit avokatët për mosparaqitje

11:15 - 06/10/26

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Lexo më shumë
Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

11:02 - 06/10/26
Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26
Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com