GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump kërkon skualifikimin e gjykatëses në çështjen për zgjedhjet

09:13 - 12/09/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump kërkon skualifikimin e gjykatëses në çështjen për zgjedhjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Presidenti Donald Trump paraqiti një mocion të hënën duke kërkuar skualifikimin e gjykatëses Tanya Chutkan nga çështja penale ku ai akuzohet për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Zoti Trump, kandidati kryesor për të marrë emërimin e partisë republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, tha muajin e kaluar se planifikonte të kërkonte zëvendësimin e gjykatëses Chutkan si dhe zhvillimin e gjykimit në një vend tjetër.

Ish-Presidenti Trump argumentoi në mocion se deklaratat e mëparshme të gjykatëses Chutkan, që duket se i referohen rolit të tij në ndikimin e trazirave në ndërtesën e Kongresit më 6 janar 2021 nga mbështetësit e tij, ngrenë pikëpyetje në lidhje me paanshmërinë e saj në këtë çështje.

Deklarata gjyqësore thekson një vërejtje nga gjykatësja Chutkan gjatë një seancë dëgjimore të vitit 2022 për një të pandehur lidhur me trazirat e Kapitolit, në të cilën ajo sugjeroi se protestuesi ishte i motivuar nga “besnikëria e verbër ndaj një personi, i cili, meqë ra fjala, mbetet i lirë edhe sot e kësaj dite”, thuhet se ishte shprehur gjykatësja.

Avokatët e zotit Trump argumentuan se komenti tregonte besimin e gjykatëses se zoti Trump “duhet të ndiqet penalisht dhe të burgoset”.

Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ngriti akuza ndaj ish-Presidentit Donald Trump për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, që rezultuan në protestën e dhunshme të përkrahësve të tij ndaj Kapitolit.

Kjo është një nga katër çështjet penale me të cilat përballet zoti Trump ndërsa kandidon për të marrë emërimin republikan për zgjedhjet e vitit 2024. Ai ka thënë se është i pafashëm për të gjitha akuzat.

Zoti Trump e ka kritikuar shpesh gjykatësen Chutkan që kur ajo u caktua për të kryesuar çështjen në gjykatën federale të Uashingtonit.

Gjykatësja Chutkan, e emëruar nga ish-Presidenti Barack Obama, hodhi poshtë kërkesën e zotit Trump në vitin 2021 në një çështje civile që ai ngriti në përpjekje për të mbrojtur të dhënat e tij në Shtëpinë e Bardhë nga një komision i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi trazirat në Kapitol.

Në arsyetimin e vendimit të saj, gjykatësja Chutkan shkroi mes të tjerash: “Presidentët nuk janë mbretër dhe Paditësi nuk është President”./VOA

 

Etiketa: gjykatesetrunmp

Lajme të lidhura

Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!
Aktualitet

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të  dënimeve me burg
Botë

Kryeministri i Senegalit propozon ligj më të ashpër kundër LGBT-së, dyfishim të dënimeve me burg

09:27 - 25/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Para
Marrëveshja, SHBA dhe Irani do të shkëmbejnë të burgosurit

Marrëveshja, SHBA dhe Irani do të shkëmbejnë të burgosurit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League
Sport

Osimhen i shuan ëndrrën Juventusit, bardhezinjtë eliminohen nga Champions League

23:52 - 25/02/26

Juventusi nuk ja del mbanë të bëj mrekullinë, me 10 lojtarë çojnë ndeshjen në 120 minuta, por Osimhen i shuan...

Lexo më shumë
Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com