GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump: Kievi gati për marrëveshje, dua të takoj Putinin

23:00 - 23/01/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bota është në rrezik”, Trump del vullnetar që të negociojë me Putin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se dëshironte të takonte së shpejti Presidentin rus Vladimir Putin për të siguruar fundin e luftës pothuajse 3-vjeçare me Ukrainën, duke u ankuar për atë që ai e quajti humbjen e madhe të jetëve.

Në prag të fitores së tij në zgjedhjet e 5 nëntorit, Trump deklaroi dhjetëra herë se do të kishte një marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë në ditën e tij të parë në detyrë, nëse jo më parë. Këshilltarët e tij tani pranojnë se lufta do të marrë muaj për t’u zgjidhur.

“Unë do të doja të takohesha me Presidentin Putin së shpejti dhe të arrija fundin e luftës. Dhe kjo nuk vjen nga pikëpamja e ekonomisë apo ndonjë gjë tjetër. Vjen nga pikëpamja e miliona jetëve që po humbasin. Plumbat vijojnë të marrin jetë njerëzisht. Dhe plumbat ndalen vetëm nga trupat e njerëzve. Njerëzit qëllohen në fushën e betejës, siç thashë, plumbi nuk fshihet. Duhet ta ndalojmë këtë luftë, është e tmerrshme”, deklaroi Trump.

Trump theksoi se “Putini donte denuklearizimin”. Manjati kujton se kishte pasur një bisedë për këtë me Presidentin rus në vitin 2020, pak para zgjedhjeve që ai humbi ndaj Joe Biden: “Mund t’ju them se Putinit i pëlqeu një ide e tillë, për ndërprerjen e armëve nukleare. Dhe mendoj se pjesa tjetër e botës do të duhet ta kishte ndjekur këtë project. Edhe Kinës i pëlqen kjo gjë”.

E vetmja mënyrë që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të marrë fund është ulja e çmimit të naftës, theksoi Trump nga Davosi. Ai vuri në dukje se do komunikonte me Princin e Kurorës, Mohamed Bin Salman: “Është raportuar në gazeta se Arabia Saudite do të investojë të paktën 600 miliardë dollarë në Amerikë, por unë do t’i kërkoj Princit të Kurorës, i cili është një djalë fantastik, ta rrumbullakosë atë shumë në rreth 1 trilion dollarë. Unë mendoj se do ta bëjmë këtë, sepse ne kemi qenë shumë të mirë me ta. Sinqerisht, unë jam i befasuar që ata nuk e bënë këtë para zgjedhjeve. Tani për tani çmimi është mjaft i lartë saqë ju duhet ta ulni çmimin e naftës, ata duhet ta kishin bërë atë shumë kohë më parë, në një masë të caktuar për atë që është marrë Po humbasin miliona jetë. Nëse çmimet ulen, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës do të mbyllet përfundimisht. Tani për tani, çmimet janë shumë të larta dhe në këtë mënyrë lufta vijon akoma. Duhet të ulni çmimet dhe në këtë mënyrë ndalet edhe lufta. Këtë gjë duhet ta kishin bërë kohë më parë. Ata janë shumë përgjegjës, pasi miliona jetë njeëzisht po humbasin”.

Disa nga kritikat e tij më të ashpra ishin të rezervuara për aleatët tradicionalë të SHBA-së, Kanadanë dhe Bashkimin Evropian, të cilët ai i kërcënoi sërish me tarifa të reja, ndërsa qortoi politikat e tyre të importit duke i fajësuar ata për deficitin e mallrave tregtare të SHBA-së me këta partnerë.

Etiketa: Donald TrumpRusiSHBAUkraine

Lajme të lidhura

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë
Botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s
Botë

Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s

13:19 - 11/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
Para
Trump deklasifikon dokumentet për vrasjen e JFK, Robert Kennedy dhe Martin Luther King

Trump deklasifikon dokumentet për vrasjen e JFK, Robert Kennedy dhe Martin Luther King

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com