GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Trump në avantazh në zgjedhjet në Ajova, çfarë thonë anketimet

07:36 - 16/01/24
në Bota, Botë, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
Trump në avantazh në zgjedhjet në Ajova, çfarë thonë anketimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Votimi i parë për fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024 në Shtetet e Bashkuara filloi të hënën në Ajovën e mbuluar nga bora. Anketimet tregonin se ish presidenti Donald Trump ishte pozicionuar për një fitore domethënëse në zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane, ndërsa përpiqet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen në nëntor.

Një anketim në Ajova i publikuar gjatë fundjavës nga Des Moines Register, NBC News dhe Mediacom i jepnin një mbështetje prej 48% zotit Trump nga votuesit republikanë që kanë gjasa të marrin pjesë në votimet paraprake që mbahen në 1657 qendra në shkolla, stacione të shërbimit zjarrfikës dhe qendra komunitare në mbarë këtë shtet.

Anketimi rendit Nikki Haley-in, ish-ambasadorja në Kombet e Bashkuara gjatë presidencës Trump, në vendin e dytë me 20% mbështetje, guvernatorin e Floridas Ron DeSenatis me 16% dhe sipërmarrësin në fushën e teknologjisë Vivek Ramaswamy me 8%. Nuk ishte e qartë se sa do të merrnin pjesë në proces votuesit që duhej të udhëtonin në temperatura shumë të ulëta në rrugë të ngrira dhe të rrëshkitshme për të hedhur votën e tyre. Për këto zgjedhje paraprake nuk ishte lejuar votimi nëpërmjet postës, apo votimi i hershëm.

Megjithatë, ka shumë elementë që duhen marrë në konsideratë, në prag të zgjedhjeve paraprake dhe pas spekulimeve të shumta se kush do të përballet me Presidentin Joe Biden këtë nëntor.

Cili kandidat do të renditet i dyti?

Duke pasur parasysh epërsinë e ish-Presidentit Trump, votimi në shtetin e Ajovas ngjan më tepër si një betejë për vendin e dytë. Pyetja që ngrihet është nëse ndonjë prej dy republikanëve që kanë mbështetje dyshifrore, edhe pse me një distancë të madhe nga kandidati kryesor, do të arrijnë, në plan aftagjatë, ta shndërrojë garën, në një përballje prej vetëm 2 kandidatësh. Për ta arritur këtë, do duhet të të sigurojnë “një medalje argjendi”, në votimet e Ajovas. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis më herët ishte shprehur se do arrinte të fitonte garën në këtë shtet, por tanimë ai i ka ulur pritshmëritë, duke pretenduar që të shënojë thjesht një paraqitje të mirë.

Fushata me qasje prej eksperteje duke i mëshuar nevojës për konsenus, e ish-guvernatores së Karolinës së Jugut, Nikki Haley, duket se nuk i shkon për shtat Ajovas, por gara paraprake vjen pasi vëmendja ndaj saj është rritur dhe ajo ka marrë më shumë mbështetje financiare. Ajo mund të ketë mbështetje më të fortë në shtetin e radhës, në Nju Hemshpër dhe sigurimi i vendit të dytë në Ajova, do ta vinte atë në pozita të forta.

Kush do dalë për të votuar nën mot të acartë?

Deri më tani, vëmendja më e madhe lidhur me garën paraprake ka qenë tek pozitat e forta të ish-Presidentit Trump. Por tani, vëmendja mund të zhvendoset tek pjesëmarrja dhe se kush do të përfitonte nga i ftohti i acartë që mund të pengojë daljen në zgjedhje? Procesi do të zhvillohet në 1, 567 vendndodhje të ndryshme. Në shumicën e rasteve, për të shkuar në këto qendra, është e nevojshme përdorimi i makinës. Rrugët do të jenë me akull, temperaturat do të shënojnë dhjetra gradë nën zero. Javën e kaluar, Shërbimi Kombëtar i Motit, paralajmëroi qytetarët të mos dilnin nga shtëpia, nëse mundeshin.

Për më tepër, njerëzit mund të jenë më pak të motivuar për të marrë pjesë në një garë, ku fituesit dihen. Megjithatë, mbështetësit e zotit Trump janë shumë të motivuar për pjesmarrje. Zoti DeSantis mund të përfitojë nga një organizim shumë i mirë për t’i transportuar republikanët në qendrat ku zhvillohen zgjedhjet. Në përgjithësi, konservatorët janë entuziastë për fillimin e garës zgjedhore, ata janë të zemëruar me situatën aktuale dhe sikurse me kandidatët e tyre, e shohin Presidentin Biden si një kandidat që do të mundet lehtë, në nëntor.

Pjesëmarrja në votimet paraprake do të krahasohet me vitin 2016, kur 186,000 republikanë u bënë pjesë e procesit. Një shifër e ulët për një rol kaq të madh në përcaktimin e kandidatit për të udhëhequr një vend prej 330 milionë banorësh. A do të ketë më pak pjesëmarrje këtë herë?

Sa është epërsia e ish-Presidentit Trump?

Sondazhet kane qenë mbresëlënëse, megjithatë, deri në fund nuk dihet se sa mbështetje gëzon një kandidat. A do të përkthehen në një fitore të madhe, anketimet që tregojnë mbizotërimin e zotit Trump në garë? Apo do të ketë ndonjë të papritur? Ish-Presidenti Donald Trump vizitoi shtetin e Ajovas në ditët e fundit para garës, por vëmendja e tij është përqendruar në të tjera çështje, që janë të pazakonta, për një kandidat që synon të sigurojë fitore në Ajova. Për shembull, javën e shkuar ai i kushtoi kohë proceseve të apelit për çështjet gjyqësorë në ngarkim të tij, me besimin se kjo do ta vinte në pozita më të mira para votuesve republikanë, se sa ecejaket në Ajova. Kundërshtarët e kanë kritikuar atë se nuk ka qenë prezent, por mbetet e paqartë, nëse kjo do ta dëmtojë në garën e sotme.

Përshtypja që krijoi Ramaswamy

Fillimisht fushata agresive në median sociale e sipërmarrësit të farmaceutikës 38 vjeç,Vivek Ramaswamy, tërhoqi shumë vëmendjen e republikanëve, por u duket se ai shoi kureshtjen e shumë prej tyre, pas sulmeve ndaj kundërshtarëve gjatë debateve në kuadër të garës presidenciale. Stili agresiv i zotit Ramaswamy mund të mos jetë saktësisht “i pëlqyer në Ajova”, por as stili i zotit Trump, nuk është, e megjithatë ky i fundit gëzon një mbështetje të lartë.

Zoti Ramaswamy ka qenë në të gjithë Ajovan, duke shënuar një rekord historik të fushatës së tij presidenciale. Ai vizitoi të 99 qarqet e këtij shteti, jo një, por dy herë. Nuk është e qartë se për çfarë po konkurron zoti Ramaswamy, i cili bën gjithçka për të mos kritikuar zotin Trump, por kritikon të gjithë kandidatët e tjerë. Ajova do të ndikojë shumë për të përcaktuar nëse ai ka apo jo ende arsye për të vazhduar garën./VOA

Etiketa: Donald Trumprepublikanet

Lajme të lidhura

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 16 Janar 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25

Pas deklaratës zyrtare të SPAK-ut se Erion Veliaj është njohur me aktet e dosjes hetimore, ka ardhur reagimi nga mbrojtja...

Lexo më shumë
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com