GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump paralajmëron Hamasin: Nuk do të toleroj vonesa

23:31 - 04/10/25
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump ne OKB: Shtetet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët rusë mbi hapësirën e tyre ajrore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i bëri thirrje sot Izraelit për ndërprerjen e përkohshme të operacioneve të bombardimeve në Gaza, duke theksuar se pauza duhej të përdorej për të finalizuar një marrëveshje vendimtare për lirimin e pengjeve dhe paqen, sipas CNN.

Megjithatë, Trump paralajmëroi Hamasin se duhej të vepronte shpejt me planin e tij për t’i dhënë fund luftës në Gaza – pasi çdo vonesë ose veprim që e bënte Gazën një kërcënim për sigurinë nuk do të tolerohej.

“E vlerësoj që Izraeli ka ndaluar përkohësisht bombardimet – në mënyrë që t’i japë një shans arritjes së Marrëveshjes për lirimin e pengjeve dhe Paqen. Hamasi duhet të veprojë shpejt, përndryshe të gjitha propozimet do të anulohen”, tha Trump.

Nuk do të toleroj vonesë, të cilën shumë mendojnë se do të ndodhë, ose ndonjë rezultat ku Gaza përbën sërish një kërcënim. Le ta bëjmë këtë, SHPEJT. Të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë!”, tha presidenti i SHBA-së në një postim në “Truth Social”.

Deklarata e presidentit Trump vjen pas sulmeve ajrore, që shkaktuan vdekjen e 54 personave sot në enklavë, përfshirë 43 vetëm në Qytetin e Gazës.

Sulmet kanë vazhduar pavarësisht thirrjes së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, drejtuar Izraelit për të ndaluar bombardimet.

Plani i paqes me 20 pika, i propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, parashikon që të gjithë 48 pengjet e mbetura, nga të cilët besohet se 20 janë ende gjallë, të lirohen nga Hamasi brenda 72 orëve – nga momenti i pranimit të marrëveshjes.

Hamasi njoftoi dje në mbrëmje se e pranon planin në parim dhe se do të lirojë pengjet, por grupi kërkon negociata të mëtejshme për disa pika kyçe.

Etiketa: Donald TrumpHamasSGBA

Lajme të lidhura

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26
Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26
Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës
Aktualitet

Itali/ Nuk pranonte dot ndarjen, shqiptari sulmon me hanxhar bashkëshorten në mes të rrugës

12:52 - 17/03/26
Para
Shpërthim i fortë në Sarandë, automjeti hidhet në erë me një person brenda

Shpërthim i fortë në Sarandë, automjeti hidhet në erë me një person brenda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com