GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump pezulloi ndihmat/ Sa të rëndësishme janë informacionet e inteligjencës amerikane për Ukrainën?

20:20 - 08/03/25
në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
Trump pezulloi ndihmat/ Sa të rëndësishme janë informacionet e inteligjencës amerikane për Ukrainën?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vendimi i Shteteve të Bashkuara për ta kufizuar përkrahjen e Ukrainës me informata të inteligjencës do t’i dëmtojë rëndë aftësitë e Kievit për ta mbrojtur veten kundër Rusisë, por nuk do nënkuptojë fund për përpjekjet e Ukrainës për të luftuar, thonë zyrtarët dhe analistët.

Uashingtoni njoftoi më 5 mars se vendosi kufizime ndaj ndarjes së informatave të inteligjencës me Ukrainën, pasi paraprakisht e kishte pezulluar ndihmën ushtarake për Kievin.

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, tha se kufizimet e reja ndaj ofrimit të informatave të inteligjencës burojnë nga shqetësimet e presidentit Donald Trump në lidhje me përkushtimin e homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndaj paqes, pas takimit katastrofik mes tyre në Zyrën Ovale javën e kaluar.

Si po i përdor Ukraina informatat e inteligjencës amerikane?

Përmasat, natyra dhe ndikimi i ndihmës së informatave të inteligjencës së SHBA-së për Ukrainën nuk janë bërë të ditura. Po ashtu, nuk është e qartë se deri në çfarë pike është pezulluar ndarja e informatave të inteligjencës, ose në cilat fusha të veçanta po ndodhin pezullimet.

Dy zyrtarë amerikanë të Mbrojtjes i thanë CNN-së më 7 mars se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndajnë informata të inteligjencës me Ukrainën për ta ndihmuar në operacionet mbrojtëse, por e kanë “kufizuar” ofrimin e informatave të inteligjencës që mund të përdoret për t’i sulmuar forcat ruse.

Disa ekspertë dhe politikanë që folën për Radion Evropa e Lirë (REL) thanë se Shtetet e Bashkuara po i japin Ukrainës të dhëna kyçe – të mbledhura përmes mbikëqyrjes së sofistikuar satelitore, kapjes së sinjaleve dhe informacionit nga burimet njerëzore – për vendndodhjen dhe lëvizjen e trupave ruse, armëve të rënda dhe sulmeve të tyre të planifikuara.

Maxar, kompania amerikane që ofron imazhe satelitore me rezolucion të lartë, tha për Current Time se klientët e saj ukrainas po përballen me kufizime për t’u qasur në të dhënat që ofrohen nga Shtetet e Bashkuara.

“Maxar ka kontrata me Qeverinë e SHBA-së dhe dhjetëra shtete aleate dhe partnerë në mbarë botën për të ofruar imazhe satelitore dhe të dhëna të tjera gjeospatiale,” tha një zëdhënës i Maxar-it për Current Time.

“Një nga këto kontrata është GEGD, një program i Qeverisë amerikane që ofron qasje në imazhe satelitore komerciale, që janë caktuar dhe grumbulluar nga Qeveria e SHBA-së. Qeveria amerikane ka vendosur t’i pezullojë përkohësisht llogaritë ukrainase në GEGD”, tha ai.

Të dhënat e inteligjencës amerikane ia kanë mundësuar ushtrisë së Ukrainës t’i planifikojë sulmet dhe operacionet e saj, si dhe të marrë paralajmërime në kohë për sulmet ajrore ruse, si dhe sulmet tokësore, thanë ekspertët.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin, Kiev, janë goditur vazhdimisht nga sulme ajrore.

Roman Kostenko, sekretar i Komitetit Parlamentar të Ukrainës për Sigurinë Kombëtare, Mbrojtjen dhe Inteligjencë, tha se mungesa e informatave jetike të inteligjencës amerikane e vë “në rrezik më të madh” jetën e ushtarëve dhe civilëve ukrainas.

“A mund ta godasim ne [ende] armikun pa informata të inteligjencës së jashtme? Po, sigurisht. Për shembull, mund t’i godasim objektivat e palëvizshme – si një pistë të largët ajrore – që ne tashmë i dimë”, tha Kostenko, ish-komandant ushtarak.

“Por, [ne mbështetemi te inteligjenca amerikane] për të parë në kohë reale nëse atje janë avionë, nëse ata po përgatiten për t’u ngritur për ta sulmuar Ukrainën”, shtoi ai.

Ukraina gjithashtu varet nga të dhënat e SHBA-së për t’i përdorur sistemin raketor të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS) dhe sistemin raketor taktik ushtarak (ATACMS), të cilat janë ndër sistemet më të avancuara të artilerisë në botë.

Ekspertët thanë për REL-in se pezullimi i ndarjes së informatave të inteligjencës përfshin edhe të dhënat për HIMARS dhe ATACMS, që nënkupton se do t’ia pamundësojnë Ukrainës përdorimin e tyre kundër Rusisë.

Sisteme të avancuara dhe spiunë

Duke e përshkruar inteligjencën amerikane si “superiore” dhe “të pakrahasueshme”, analisti rus i inteligjencës me bazë në Nju Jork, Ruslan Leviev, tha se Shtetet e Bashkuara zotërojnë një rrjet të gjerë satelitësh zbulues, teknologji të avancuar dhe burime financiare shumë më të mëdha për të investuar në aftësitë e tyre të inteligjencës.

“Kur bombarduesit rusë nisen drejt kufirit për të lëshuar raketa, inteligjenca amerikane mund ta zbulojë këtë shumë përpara. [Shtetet e Bashkuara] madje mund t’i përgjojnë komunikimet e brendshme nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ku jepen urdhra për të planifikuar fluturime ose për të kryer sulme ndaj objektivave specifikë. Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara mund të jenë në dijeni të një sulmi edhe përpara se avionët të ngrihen”, tha Leviev për REL-in.

Leviev, themelues i Conflict Intelligence Team, një organizatë e pavarur që heton aktivitetet ushtarake ruse, theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë “më shumë aftësi” se çdo vend tjetër për të rekrutuar agjentë në terren.

A mund të mbijetojë Ukraina me më pak të dhëna të inteligjencës amerikane?

Ekspertët dhe politikanët pajtohen se vendimi i Uashingtonit për ta kufizuar ndarjen e informatave të inteligjencës do ta vendosë Ukrainën në pozitë të vështirë dhe më të pafavorshme në luftën e saj kundër Rusisë.

Por, disa ukrainas shpresojnë se vendi do ta mbulojë boshllëkun e informatave të inteligjencës me informata që ia ofrojnë aleatët e tjerë perëndimorë, si dhe me informata nga burimet e veta.

Franca ka thënë se ndarja e informatave të inteligjencës së saj me Ukrainën nuk është prekur nga vendimi i SHBA-së.

Sipas mediave britanike, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i ofrojë të dhëna të inteligjencës Ukrainës, megjithëse nuk do t’ia pasojë të dhënat e pranuara nga Shtetet e Bashkuara.

Roman Bezsmertniy, ish-ambasador i Ukrainës në Bjellorusi, tha se “nuk është korrekte” t’i atribuohen të gjitha informatat e inteligjencës kritike për operacionet sulmuese dhe mbrojtëse të Kievit “ekskluzivisht agjencive amerikane, veçanërisht inteligjencës operacionale-taktike”.

“Franca, Gjermania, Britania, Italia dhe Kanadaja kanë aftësi të ngjashme për grumbullimin e informatave të inteligjencës. Nuk ka mungesë të informatave të inteligjencës dhe sigurimi i një informacioni të tillë nuk është problem”, tha Bezsmertniy.

Ngjashëm, Mykola Melnyk, ekspert në grupin analitik Leviathan me bazë në Kiev, tha se pezullimi i ndarjes së informatave të inteligjencës nga SHBA-ja nuk është “katastrofë” për Kievin, përderisa ai ka ndihmën e “strukturave mjaft të fuqishme të inteligjencës të vendeve si Britania dhe Franca”.

Megjithatë, shumë ekspertë theksojnë se informatat e inteligjencës, të ofruara nga aleatët e tjerë perëndimorë dhe ato të mbledhur nga vetë Ukraina, nuk mund të krahasohen në përmasa dhe cilësi me ato të Shteteve të Bashkuara dhe mund ta plotësojë vetëm pjesërisht boshllëkun e lënë nga pezullimi i SHBA-së./ REL

 

Lajme të lidhura

Hapen linja të reja fluturime në Lindjen e Mesme për të ndihmuar pasagjerët e bllokuar
Botë

Hapen linja të reja fluturime në Lindjen e Mesme për të ndihmuar pasagjerët e bllokuar

09:24 - 07/03/26
Irani: Shkatërruam sistemet e radarëve të SHBA-së në EBA, Katar dhe Jordani
Botë

Irani: Shkatërruam sistemet e radarëve të SHBA-së në EBA, Katar dhe Jordani

19:07 - 06/03/26
Washington Post: Rusia i ka dhënë Iranit informacione për pozicionet e forcave amerikane
Botë

Washington Post: Rusia i ka dhënë Iranit informacione për pozicionet e forcave amerikane

15:10 - 06/03/26
Para
“Jam me fat që jam gjallë”, rrëfimi i gazetarit të gjurmuar nga spiunët rusë, përse ai u vu nën shënjestrën e Putinit

“Jam me fat që jam gjallë”, rrëfimi i gazetarit të gjurmuar nga spiunët rusë, përse ai u vu nën shënjestrën e Putinit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve
Aktualitet

Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen rrugëve

10:32 - 07/03/26

Inxhinieri Bleon Hasani ngriti shqetësimin për gjendjen e infrastrukturës rrugore në Shqipëri dhe rrezikun që ajo paraqet për banorët, duke...

Lexo më shumë
Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri

Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri

10:10 - 07/03/26
IMT u prishi shtëpitë, Bashkia e Durrësit lë mes katër rrugëve familjet te Ura e Dajlanit

IMT u prishi shtëpitë, Bashkia e Durrësit lë mes katër rrugëve familjet te Ura e Dajlanit

10:08 - 07/03/26
Nga karburantet te tarifat e transportit, sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme

Nga karburantet te tarifat e transportit, sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme

09:54 - 07/03/26
Hapen linja të reja fluturime në Lindjen e Mesme për të ndihmuar pasagjerët e bllokuar

Hapen linja të reja fluturime në Lindjen e Mesme për të ndihmuar pasagjerët e bllokuar

09:24 - 07/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com