GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump u përball me drejtësinë por diçka e madhe mungonte

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump u përball me drejtësinë por diçka e madhe mungonte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Donald Trump është paraqitur në gjykatë për herë të tretë, duke u deklaruar i pafajshëm në gjykatën federale për akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020. Në të gjitha këto dalje, gruaja e tij, Melania Trump nuk është parë gjëkundi.

Nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë pasi në muajin prill, ajo mungoi në seancën historike të bashkëshortit të saj.

Melania ka refuzuar zyrtarisht kërkesat e shumta për t’u paraqitur në krah të Trump gjatë gjithë kësaj kohe. New York Times raportoi muajin e kaluar se ish-zonja e parë e SHBA-së, e cila nuk po ndjek protokollin e paraardhësve të saj në Shtëpinë e Bardhë, po fokusohet në mënyrën se si të ndihmojë me aplikimet në kolegj, djalin 17-vjeçar që ka me Donald Trump, Baron Trump.

Ajo kujdeset gjithashtu që ta mbajë shumë të vogël rrethin e saj të personave me të cilët shoqërohet, duke zgjedhur të kalojë kohë me prindërit, djalin, “disa miq të vjetër” dhe veten në sallonet e bukurisë.

Edhe pse raporte të ndryshme thonë se ajo takohet me burrin e saj herë pas here për darkë, burime të tjera pretendojnë se nuk dëshiron të ketë asnjë lidhje me aktakuzat kundër tij apo me fushatën presidenciale të vitit 2024.

Ndërsa Trump është përpjekur të shfaqet përgjithësisht i patrazuar nga problemet ligjore, stafi i tij thotë se ai shpesh i frikësohej gruas së tij dhe reagimeve të saj ndaj zhvillimeve.

“Ai është i rezervuar, dëgjon shumë prej nesh, por ka frikë vetëm nga një person, Melania Trump”, tha Kellyanne Conway, një ndihmëse e Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në prill, kur Trump fluturoi për në Nju Jork përpara paraqitjes së tij në gjykatë me akuzat se i dha ryshfet Stormy Daniels, ajo përsëri nuk ishte me të. Ish-presidenti kishte pranë tij një numër ndihmësish të fushatës, përfshirë djalin e tij, Eric. Melania dhe Ivanka nuk ishin askund./Tema

Etiketa: Donald TrumpMelania Knavs

Lajme të lidhura

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Aktualitet

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’
Aktualitet

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Para
A ka të drejtë SHBA të tolerojë në ekstrem regjimin autokratik dhe të korruptuar të Edi Ramës?!

A ka të drejtë SHBA të tolerojë në ekstrem regjimin autokratik dhe të korruptuar të Edi Ramës?!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta studentore, dita e 14-të: Qytetarë dhe të rinj mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit

16:01 - 26/10/26

Protesta studentore në Shqipëri vijon për të 14-ën ditë radhazi. Pasditen e kësaj të hëne, një numër i madh studentësh,...

Lexo më shumë
Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

Londra bëhet kryeqyteti i futbollit/ Sonte shpallet fituesi i ‘Topit të Artë’! Kane, Mbappe dhe Yamal presin verdiktin

15:27 - 26/10/26
Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë

15:14 - 26/10/26
Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

Retorika e Ramës ndaj protestuesve, një ‘reminishencë e diktaturës’

15:03 - 26/10/26
Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

Pas plagosjes së tifozit Erjon Vishkulli në protestë, Elbasani merr vendimin për ndeshjen me Partizanin

14:57 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com