GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump: Zelensky dhe Putin të bëhen bashkë për t’i dhënë fund luftës

16:32 - 22/02/25
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bisedimet për luftën në Ukrainë/ Ekipi i Trump niset drejt Arabisë Saudite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të duhet “të bëhen bashkë” për t’i dhënë fund luftës gati trevjeçare në Ukrainë.

“Mendoj se presidenti Putin dhe presidenti Zelensky do të duhet të bëhen bashkë. Sepse, a e dini çfarë? Ne duam t’iu japim fund vrasjeve të miliona njerëzve”, u shpreh Trump nga Shtëpia e Bardhë, pas betimit të Howard Lutnickut si Sekretar amerikan i Tregtisë.

“Mendoj se kemi shanse për të arritur marrëveshjen. Më është dashur të sigurohem që Rusia e kërkon atë”, u shpreh ai, duke iu referuar një takimi për luftën në Ukrainë, që është mbajtur këtë javë mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë në Riad të Arabisë Saudite.

Trump shtoi gjithashtu se nuk do të shkojë në Moskë më 9 maj për të shënuar përvjetorin e dhënies fund të Luftës së Dytë Botërore dhe se Shtetet e Bashkuara janë afër nënshkrimit të marrëveshjes për minerale me Ukrainën.

“Jemi afër dhe mendoj se ata e duan këtë. Është e rëndësishme, është marrëveshje e madhe”, ka thënë Trump.

Tri burime anonime, të afërta me zhvillimet, kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se në diskutim e sipër të marrëveshjes për mineralet, Uashingtoni e ka përdorur argumentin për mundësinë e tërheqjes së sistemit Starlink të Elon Muskut, mbi Ukrainë, nëse nuk arrihet pajtueshmëri.

Darya Kalenyuk, drejtore ekzekutive e Qendrës së Kievit për veprim kundër korrupsionit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sistemi është jetik për mbrojtjen e Ukrainës.

“Përmes tij ofrohet qasje në internet në vijën e frontit, është shumë e vështirë të luftohet pa qasje në Starlink”, ka thënë Kalenyuk.

Ukraina ka depozita të 117 prej 120 mineraleve dhe metaleve më të përdoruara në botë. Qasja në këto resurse mund të kapë vlerën e trilionë dollarëve në total.

Trump është duke bërë përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe ka zhvilluar biseda të ndara me të dy liderët.

Duke folur për marrëveshjen për mineralet, Zelensky ka thënë se shpreson që do të arrihet diçka e drejtë.

“Kjo është një marrëveshje që mund të rrisë vlerën e marrëdhënies tonë, dhe gjëja kryesore është t’i analizojmë hollësitë, që të mund të funksionojë”, ka thënë ai dy ditë, pasi Trump e ka kritikuar ashpër, duke e quajtur “diktator” që rrezikon të humbë shtetin e tij nëse “nuk vepron shpejt”.

Në adresimin e tij më 21 shkurt, Zelensky u shpreh se ka biseduar në telefon me liderë të disa vendeve evropiane.

“Evropa duhet dhe mund të bëjë shumë më shumë për të garantuar që paqja do të arrihet”, ka thënë ai, pas bisedave me liderë të Gjermanisë, Polonisë, Suedisë, Republikës Çeke, Luksemburgut, Sllovenisë dhe Kroacisë.

Ai shprehet  se do të jetë e mundshme që të arrihet përfundimi i luftës, pasi Ukraina dhe partnerët në Evropë kanë “propozime të qarta”.

“Mbi këtë bazë, ne mund të garantojmë zbatimin e strategjisë evropiane, dhe është e rëndësishme që kjo të bëhet bashkë me Amerikën”, përfundoi ai.

/REL/

Etiketa: Donald TrumpVladimir PutinZelensky

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Divorcet në rritje, mbi 6600 çifte u ndanë në vitin 2024

Divorcet në rritje, mbi 6600 çifte u ndanë në vitin 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26

Pas përplasjeve në Kuvend, Niko Peleshi ka ndërprerë seancën. Situata u tensionua teksa kreu i grupit parlamentar të PS Taulant...

Lexo më shumë
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com