GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trupat e tyre u gjetën në pyjet e Amazonës, si u ekzekutuan nga mafia eksperti dhe gazetari

15:43 - 13/06/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trupat e tyre u gjetën në pyjet e Amazonës, si u ekzekutuan nga mafia eksperti dhe gazetari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gazetar britanik është gjetur i pajetë në Amazonë. Ka qenë bashkëshortja e gazetarit Don Phillips, e cila ka dhënë lajmin e vdekjes së partnerit të saj. Sipas Alessandra Sampaio, ai u gjet i vdekur së bashku me ekspertin Bruno Pereira. Korrespondenti Phillips, 57 vjeç, dhe udhëzuesi i tij Pereira, 41 vjeç, u zhdukën javën e kaluar në xhunglën braziliane.
Ata kishin qenë në komunitetin e Sao Rasael dhe po ktheheshin me varkë në qytetin e Atalaia do Norte, por nuk mbërritën kurrë në destinacion. Lajmet për gjetjen e trupave vijnë pasi ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën një çantë shpine dhe laptopin e tyre në një lumë në Amazonë.
Peshkatari Amariledo ‘Pelado’ da Costa është arrestuar pasi u zbuluan gjurmë gjaku në varkën e tij prej druri. Policia tha se ka marrë material gjenetik nga dy burrat për ta krahasuar me gjakun.


Sipas ABC Neës, policia po heton se vrasja e tyre është e lidhur me “mafien e peshkut”.
Ky rrjet ndërkombëtar paguan peshkatarët e varfër për të peshkuar ilegalisht në zonën e dytë më të madhe indigjene në vend, pretendojnë autoritetet.
Sipas gazetës amerikane, skema drejtohet nga biznesmenë vendas që paguajnë peshkatarët për të hyrë në luginën e Javarit për të kapur peshk dhe për t’ia dorëzuar atyre.
Paledo është i vetmi i dyshuar i arrestuar. Banorët vendas thanë se pretendojnë se peshkatari u përplas me dy viktimat një ditë para se të zhdukeshin.
Dhe një tjetër dëshmitar e përshkruan atë si një “njeri shumë të rrezikshëm”.


Megjithatë ai ka mohuar akuzat dhe familja e tij ka pretenduar se Pelado është torturuar që të pranojë krimin. Polica po përqendron hetimin tek gjuetarët dhe peshkatarët e paligjshëm në zonë.
Pereira shpesh përplasej me këto grupe ndërsa organizonte patrulla indigjene në rezervuarin lokal. Dëshmitarët thanë se e panë për herë të fundit Phillips, një reporter i pavarur që ka shkruar për Guardian dhe The Ëashington Post, të dielën.
Shoqëruesi i tij Pereira, një ekspert për fiset lokale, ka qenë zyrtar i lartë i agjencisë indigjene qeveritare Funai.
Rajoni ka joshur bandat që trafikojnë kokainë, së bashku me minatorët dhe gjuetarët e paligjshëm.

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Pas rikthimit në tregun muzikor shqiptar, Era Istrefi bën lëvizjen e radhës (FOTO)

Pas rikthimit në tregun muzikor shqiptar, Era Istrefi bën lëvizjen e radhës (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sugurisë nuk…
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sugurisë nuk…

13:41 - 02/04/26

Zyra e Shtypit e Presidentit të Republikës ka reaguar pas interesimit të mediave lidhur me kërkesën për mbledhjen e Këshillit...

Lexo më shumë
Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com