GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Truproja Viktor Agolli rrëfen jetën e Fatos Nanos: Burrë shteti që nuk u hakmor edhe pse bëri burg të padrejtë

23:06 - 31/10/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Truproja Viktor Agolli rrëfen jetën e Fatos Nanos: Burrë shteti që nuk u hakmor edhe pse bëri burg të padrejtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-truproja Viktor Agolli ka vlerësuar figurën e Nanos si një burrë shteti liberal, që nuk u hakmor kurrë edhe pse bëri burg pa të drejtë.

I ftuar në “kjo Javë” në News24, Agolli ka shtuar se ish-kryeministri ishte shumë i kujdesshëm në lidhje me rregullin në administratë, ndërsa shtoi se Nano ishte një njeri që punonte shumë, por dinte dhe të argëtohej.

“Ishte burrë shteti, prishi çdo gjë që kishte ndërtuar në jetën e tij që iu përkushtua shqiptarëve dhe kurrë nuk ishte hakmarrës edhe pse bëri burg të padrejtë.
Administratën e kishte pikë të dobët, me veshjen dhe etikën. Ishte korrekt me të gjithë njerëzit. Kishte raste që punoja krah tij edhe 20 orë. Ishte njëri që punonte shumë dhe argëtohej shumë”, tha ai.

iktor Agolli ka rrëfyer se kur u arrestua, Nano u thirr fillimisht për t’u pyetur nga prokuroria dhe më pas u prangos.

“Nano mori një turne ë të gjithë jugun e të nesërmen u kthye në Tiranë ku më pas shkuam në të gjithë veriun. Kur u kthyem në Tiranë, ishe qershor, bëri një takim me strukturat e PS dhe në orën 12:00 e thirri prokuroria, dhe e arrestuan. Është arrestim flagrant, s’është asgjë arrestimi i Metës dhe Veliajt. E thirrën për ta pyetur dhe e arrestuan.
Nano ishte përgatitur që një ditë do të arrestohej nga klanet, bënte çdo ditë stërvitje në shtëpi që të përballonte burgun”, tha ai.

Agolli tha se në 2019 u takua me Nanon në Durrës ku ish-kryetari i PS ishte i shoqëruar me një njeri të afërt të familjes.

“Dukej mirë me shëndetin, dhe sapo u takuam më tha atë shprehjen që ma thonte gjithnjë: E dija se do të bëheshe njeri! Dhe unë i thashë se jam produkt i shkollës së Fatos Nanos”, kujton shoqëruesi i tij Viktor Agolli.

Viktor Agolli: Kam që vitin e shkuar që e ndjek ecurinë e shëndetit të ish-kryeministrit dhe shefit tim Fatos Nano.

 

Kur po vija në gjumë mbesën, më marrin në telefon nga familja që ndërroi jetë.

 

Takimi i fundit me Nanon ka qenë në Durrës në 2019, isha shef kufiri i Durrësit. Kishte ardhur në një restorant me kushëririn e tij, dhe dikush më thotë se ka ardhur shefi yt.

Në 2019 ka qenë mirë me shëndet, me batutë e humor.

Unë kam qenë sportist, e doja muzikën, politikën, në vitin 1989 e dëgjoja gjithmonë “Zërin e Amerikës” dhe kam ndjekur intervistat e Fatos Nanos dhe Gramoz Pashkos.

Kur ra sistemi, ne kemi shkuar tek selia qendrore e PS dhe kërkonim të takonim Fatos Nanon. Ka qenë liberal demokrat. Ai më përzgjodhi ndoshta ngaqë nuk abuzova me detyrën, besnikëria.

Unë kam punuar 14 vjet me të.

Ish-truproja i Fatos Nanos, ka kujtuar momentet kur ish kryeministrit i ka ndërruar jetë nënë ndërkohë që ishte në burg.

Viktor Agolli ka treguar se për pak ai nuk do të mundte të ishte pjesë e ceremonisë së përcjelljes të së ndjerës për në banesën e fundit, madje për një gjë të tillë është dashur ndërhyrja e Ambasadës Amerikane.

“Fatkeqësia më e madhe e Nanos ishte kur i ndërroi jetë nëna, por makabriteti më i madh ishte ajo iu bë nga Berisha dhe Meta që i shkatërruan karrierën. Me zor e lanë të varroste nënën vetëm pas ndërhyrjes së Ambasadës Amerikane”, ka rrëfyer ai.

 

 

Agolli ka treguar detaje edhe nga momentet kur Nano është liruar nga burgu, ku e para gjë që bëri ishte të takonte babanë e tij.

“Erdhi nga Burgu i Bënçës në Tiranë pasi i rrezikohej jeta. Qeveritarët e asaj kohe të PD i thonin dil nga burgu, por ai e vuajti deri në ditën e fundit. Doli nga burgu më 13 mars, ndenji vetëm 10 minuta në familje ku takoi babanë, dhe u nis për në Spille ku ndenji 3 ditë në shtëpinë e Astrit Mërtirit”, tha ai.

Ai ka rrëfyer se në momentet që vendi të ndahej nga ish- bashkëshortja Rexhina Fatollidhe vendosi të martohej me Xhoana Nanon, ish kreu I PS kishte marrëdhënie të ngurta me familjarët pasi nuk ishin dakord me vendimin e tij.

“Bëri një gjë për këtë shqiptarët duhet tja dimë për nder. E thirri në tv të dashurën e tij që e bëri më pas bashkëshorten, dha mesazhin që nëse keni një marrëdhënie që nuk shkon me gruan lëreni dhe merrni të dashurën.
Kishte marrëdhënie të ngurta me familjarët pasi i dolën kundër.
Çfarë solli Xhoana në jetën e tij? Respektonte gruan dhe gratë por nuk merrte mendime nga gratë, i merrte vetë vendimet”, tha ai.

Ish-truproja i Fatos Nanos ka rrëfyer detaje nga takimi I famshëm mes Nanos dhe Sali Berishës.

“Një nga momentet më të lumtura të Nanos ishte takimi pas 10 vitesh te Blendi Fevziu me Berishën.
Pas 10 vitesh akuza dhe divergjenca, u takuan. Ishte i tensionuar dhe më tha një fjalë, kur mbaroi intervista shkuan dhe në një darkë dhe kur hymë në ashensor më tha ‘shkërdhatë u mërzite ti’”, tha ai.

Viktor Agoll u shpreh se fillimisht Nano ishte I tensionuar për intervistën në studion e Blendi Faevziut, por pas intervistës gjithçka shkoi mirë dhe dy politikanët darkuan.

Etiketa: Fatos Nano

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri)

10:28 - 26/12/25
31-vjeçari “nën efektin e alkoolit” sulmon Urgjencën e Spitalit të Vlorës
Aktualitet

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari

10:02 - 26/12/25
Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius
Aktualitet

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

09:47 - 26/12/25
Para
“Nuk është e largët dita kur emri i Ramës do mbërrijë në SPAK”/ Gazetarja: Akuza e Ballukut, e provuar me përgjime…

"Nuk është e largët dita kur emri i Ramës do mbërrijë në SPAK"/ Gazetarja: Akuza e Ballukut, e provuar me përgjime...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri)
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnjë! Motoçikleta përplaset me makinën, i riu në gjendje kritike për jetën (Emri)

10:28 - 26/12/25

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, në unazën e qytetit të Lushnjes. Një makinë është...

Lexo më shumë
31-vjeçari “nën efektin e alkoolit” sulmon Urgjencën e Spitalit të Vlorës

Tragjike në Vlorë! U godit me top gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari

10:02 - 26/12/25
Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

09:47 - 26/12/25
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, tensione dhe përplasje me policinë (Video)

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë, bllokohet përsëri aksi Kakavijë-Janinë

09:33 - 26/12/25
Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

Durrësin e mbyt m*ti për Krishtlindje! Bashkia e Sakos bën sehir (Video)

09:01 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com