GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tryeza Bardhi-Berisha, zbardhen detaje. Ja dy nismat që PD do të…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tryeza Bardhi-Berisha, zbardhen detaje. Ja dy nismat që PD do të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetë të PD-së, pjesë e grupimeve të drejtuar nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi, kanë dakordësuar qëndrimet edhe për mënyrën se si do të votojnë në seancat plenare në rastet e diskutimeve të projektligjeve apo nismave të Qeverisë.

Kështu përtej kërkesave që do të paraqesin për ngritjen e Komisioneve hetimore, në mbledhjen e sotme, deputetët e PD-së janë dakordësuar për të votuar kundër  projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi argumentoi sepse ai mbante një qëndrim kundër, duke vënë theksin në hendekun e madh që krijohej mes hallkave në gjyqësor, duke rritur vetëm pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas raportimeve, në mbledhjen e sotme të deputetëve të opozitës, është theksuar se nëse do të flitet për rritje pagash, atëherë duhet të reflektohen në të gjithë sistemin e drejtësisë.

Ndërkohë nisma e dytë për të cilën deputetët janë dakordësuar se do të votojnë kundër është projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri”.

Sipas raportimeve, kundërshtia për këtë projektligj vjen pasi Qeveria Rama ka harxhuar miliona euro për mbetjet në aferat me inceneratorët.

Projektligji në fjalë parashikon një grant prej 6.5 mln euro që qeveria gjermane alokon për mbështetjen e instrumenteve që ndalojnë asgjësimin e mbetjeve organike që janë të pa trajtuara në landfille në përputhje me direktivën e BE-së për landfillet.

Etiketa: detajenismaPDtryezavendime

Lajme të lidhura

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?
Aktualitet

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim
Aktualitet

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26
Para
Zbulohet partnerja në kërcim e deputetit (VIDEO)

Zbulohet partnerja në kërcim e deputetit (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26

Mijëra shqiptarë marshuan më 2 nëntor në rrugët e Tiranës, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Protesta, pjesë e...

Lexo më shumë
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Balla: Veliaj duhet të përballet vetë me drejtësinë, mos të përfshijë Partinë Socialiste

Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

11:46 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com