GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tryeza opozitare dhe protesta kombëtare, ja data që pritet të propozojë Berisha

12:23 - 07/01/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha në ballë të protestës së opozitës, bllokohet sërish kryeqyteti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të premten e 9 Janarit, pritet të mbahet tryeza e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me partitë opozitare, shoqërinë civile dhe organizata të tjera. Tryeza e përbashkët ka si qëllim krijimin e një fronti më të gjerë opozitar kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Burimet bëjnë me dije se Partia Demokratike do të propozojë datën 24 Janar si ditën për të mbajtur protestën kombëtare. Më pas, do të jenë të gjithë që do të vendosin mbi këtë propozim, nëse do të qëndrojnë në këtë datë apo do të vendosin për një tjetër.

Një ditë më parë, kreu i PD-së theksoi se është e nevojshme që të krijohet një front më i gjerë dhe të bashkërendojnë përpjekjet kundër qeverisë, në një kohë kur është përfshirë nga skandale si ajo e Belinda Ballukut, e marrë e pandehur për tendera miliona euro, si edhe për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI).

“Të gjitha partitë pa përjashtim do ftohen. Ne mendojmë se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar, në mënyrë që me shkallën më të lartë të përgjegjësisë, forcat politike opozitare të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe, të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare narko-regjimit të Edi Ramës. Janë të ftuara pa përjashtim të gjitha.”, u shpreh Berisha.

Dorën e bashkëpunimit, kryedemokrati ia ka shtrirë edhe Adriatik Lapajt, kreut të Shqipëria Bëhet, që prej një muaji po proteston para godinës së Kryeministrisë, i cili kërkon gjithashtu dorëheqjen e Ramës.

Krahas organizimit për protestë kombëtare, demokratët zhvillojnë çdo të hënë para godinës së kryeministrisë të ashtuquajturën “Foltore”.

Aksioni opozitar u intensifikua pas marrjes si e pandehur të zëvendës kryeministres Belinda Balluku si dhe skandalit të AKSHI-t, drejtuesen e së cilës, Mirlinda Karçanaj SPAK e akuzon se ka vepruar si grup i strukturuar kriminal së bashku me biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj e të tjerë për abuzime me tenderat.

Për Ballukun, SPAK i është drejtuar Kuvendit edhe me një kërkesë autorizuese, duke kërkuar heqjen e imunitetit të saj si deputete dhe hapjen e rrugës për të dhënë një masë sigurie më të rëndë ndaj saj si ajo e arrestit shtëpiak dhe në burg.

Prokuroria ka argumentuar se zëvendës kryeministrja, e cila u rikthye në detyrë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi përkohësisht vendimin e GJKKO, mund të prishë prova dhe intimidojë dëshmitarët. Zyrtarisht ajo është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e Llogarasë, por është nën hetim edhe për të gjitha lotet e Unazës së Madhe.

Etiketa: berishaKryesore1opoziteproteste

Lajme të lidhura

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës
Aktualitet

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit
Aktualitet

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26
PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru
Aktualitet

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

11:24 - 20/02/26
Para
Përmbytjet/ Gjekmarkaj: Heshtja dhe mosveprimi i qeverisë, akt braktisjeje ndaj qytetarëve

Përmbytjet/ Gjekmarkaj: Heshtja dhe mosveprimi i qeverisë, akt braktisjeje ndaj qytetarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës
Aktualitet

“Tre herë brenda muajsh”, banorët e Fierit përballen me përmbytjet nga shkarkimet e Hecit të Banjës

11:59 - 20/02/26

Reshjet e dendura të ditëve të fundit të shoqëruara me shkarkime nga Heci i Banjës të cilat arritën deri në...

Lexo më shumë
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

Opozita zbret sot në shesh, reagon policia: Nuk e marrim përsipër zhvillimin e tubimit

11:53 - 20/02/26
PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

PD: Kompania “KAYO” ndërton fshehtas fabrikë municionesh, grabiti pronat e banorëve në Kodër Babrru

11:24 - 20/02/26
FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

FSHF dhe UEFA bëhen bashkë, organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve në Tiranë

11:12 - 20/02/26
Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë

Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë

11:02 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com