Protestuesit të zhvendosur përballë Kryeministrisë kanë qëlluar me gurë drejt Kryesisë së Kuvendit. Studentët dhe qytetarët vijuan marshimin në disa segmente rrugore ndërsa tubimi i tyre përballë Kryeministrisë duket se është shoqëruar me tensione.
Pas kësaj efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të tërhequr qytetarët ndërsa kanë nisur edhe shoqërimet. Nga ana tjetër protestuesit të bashkuar vijojnë qëndresën e tyre.
Efektivët janë pozicionuar në disa pika, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe garantimin e sigurisë së godinës.
Vendosja e forcave të policisë ka sjellë reagimin e protestuesve, të cilët janë afruar pas efektivëve dhe kanë ndjekur lëvizjet e tyre, duke nisur njëkohësisht brohoritjet. Ata kanë vijuar të qëndrojnë në afërsi të institucionit, ndërsa policia ka ruajtur pozicionet e saj dhe ka mbajtur të rrethuar godinën.
gijotina.com/










Discussion about this post