Protesta e kësaj të shtune e thirrur nga studentët vijoi me disa marshime në rrugët kryesore të Kryeqytetit derisa protestuesit u zhvendosën përballë Kryeministrisë. Më tej u zhvilluan disa momente tensioni ku qytetarët gjuajtën më gurë drejt Kryesisë së Kuvendit ndërsa policia nisi edhe shoqërimet e disa protestuesve.
Gjatë marshimit të tyre drejt Kryeministrisë, dy djem të vegjël kanë marrë stolin e parqeve dhe e kanë zhvendosur në mes të rrugës. Teksa pjesa tjetër marshon djemtë shihen të buzëqeshur ndërkohë që qëndrojnë së bashku në stol.
Dyshja shihet të mbajnë syze dhe kapuç. Veprimi i tyre është pritur me duartrokitje dhe mbështetje nga protestuesit të cilët dëgjohen duke brohoritur: “Bravo rinia, bravo!”
gijotina.com/









Discussion about this post