GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tufa: Nëse nuk reagojmë fuqishëm do të vuajmë diktaturën e re të Ramës

07:53 - 28/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama i quajti burrat çyrykë/ Reagon shkrimtari: Dibranë, më 11 Maj jepini Noc Rrokun…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkrimtari i njohur, Agron Tufa, e ka cilësuar një maskaradë të madhe atë që ndodhi më 11 maj, që në fakt sipas tij ka vijuar si diaboladë e ‘Rilindjes’ prej 12 vitesh. I ftuar në emisionin “A Show”; Tufa tha se ajo çfarë ka ndodhur më 11 maj, jo vetëm që detyron një parti politike opozitare, por madje të gjithë shoqërinë shqiptare, në një meditim të trishtueshëm të asaj që ka ndodhur me instalimin real të diktaturës 1945, tashmë në kushtet bashkëkohore.

Sipas Tufës, nëse nuk ka një reagim social të shoqërisë shqiptare, atëherë ajo është e destinuar përjetësisht të jetë e nënshtruar, e shantazhuar, e survejuar dhe tanimë e arrestuar. Patronazhimin, Tufa nuk ngurroi ta krahasonte me skemat e sigurimit të shtetit dhe spiunazhit, për të cilën tha se ajo sot është akoma dhe më e sofistikuar, falë edhe teknologjisë. Zgjidhjen për daljen nga ky qorrsokak diabolik të Rilindjes, Tufa e sheh te përshkallëzimi i protestave deri në rënien e pushtetit. “Liria meritohet, liria e ka një çmim”, – u shpreh ai.

“Kërkon një kujdes për t’i dhënë emër asaj që ka ndodhur në Shqipëri prej 12 vjetësh, dhe kulmin e arritur tani. Një maskaradë e madhe, një diaboladë që ka vazhduar. Maskaradë dhe masakër, ajo çfarë ndodhi dhe u përsërit, pafalshëm e detyron jo vetëm një parti politike për të cilën votojnë gjysma e popullit shqiptar, por tërë shoqërinë duhet ta fusë në një meditim shumë të trishtuar e të pikëllueshëm.

Realisht kemi hyrë në diktaturë, është një regjim i përditshëm tashmë. Populli opozitar shqiptar është prej 12 vitesh i rrethuar, i survejuar, i shantazhuar, tashmë i arrestuar dhe i duhet të dalë nga ky qorrsokaku ku e ka futur qeverisja 12-vjeçare e Rilindjes. Shumë pak rëndësi kanë përcaktimet, është koha të veprohet, ndryshe nëse shoqëria shqiptare nuk shpërfaqet në tërë tërbimin e vet, me atë nervin social të shqiptarëve, ne tashmë i jemi nënshtruar diktaturës së vitit 1945, në kushtet bashkëkohore, më të neveritshme, duhet ndarë mendja njëherë e mirë. Mendimi im ka qenë që s’duhej hyrë në këto zgjedhje pa kushte, zgjedhje nën një diktaturë nuk bëhen e as të mendohen, është absurditet.

Trashëgimia vihet re qartë. Kemi një rifreskim të skemave të sigurimit të shtetit, të degraduara në bumin e revolucionit tenkiko-virtual dhe ata e mbulojnë si dikur në çdo 3-5 banorë, ishte i survejuar nga operativët e sigurimit. Sot këto skema kanë avancuar edhe në sajë të teknologjisë, janë shtrirë si metastaza në institucion, lagje e shtëpi. Në këtë lloj kushtesh mbulimi i plotë i rrjetit të patronazhimit e ka bërë të pamundur, ruajtjen.

Ky survejim e fut në një marrëdhënie njeriun e papërgatitur për të fituar lirinë në një kontratë me djallin. Këtu kemi një mënyrë diabolike, kreative të skemave të sigurimit të shtetit, që sot i kanë të gjitha mjetet, fuqitë e djallëzitë dhe kemi përfunduar një shoqëri e patronazhuar, e arrestuar. Jemi të mpirë në një qorrsokak e nëse s’do të dimë ta shpërthejmë këtë rrethim, nënshtrimi do të jetë fatal. Nëse s’do të ketë reagim të fuqishëm qytetar, diktatura është tashmë një realitet i konfirmuar, thjesht do të prodhojë në seri gjenerata skllevërish e do të jetë gjëja më fatale e shoqërisë shqiptare.

Fakti se çfarë thonë burokracitë e Evropës e SHBA-së, s’duhet të ndikojë aspak te kërkimi i dinjitetit e lirisë së këtij populli të dhunuar, mashtruar, përdhunuar e nënshtruar. Ne duhet të dalim në rrugë, të bllokojmë e t’i tregojmë këtij shteti për dëmin që i ka sjellë popullit më shumë se forcat pushtuese. Ata që udhëheqin popullin opozitar duhet ta ndajnë mendjen, nëse nis protesta nuk ndalohet deri në rënien e pushtetit. Liria meritohet e ka çmim. Populli opozitar dhe udhëheqësit e opozitës duhet të mos e pranojnë këtë gjendje dhe ta refuzojnë këtë diktaturë e të protestojnë në mënyrë të dhunshme”.

Etiketa: diktatureRamatufa

Lajme të lidhura

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi
Aktualitet

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse
Aktualitet

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Para
Ish-lojtari i kombëtares kuqezi, Burim Kukeli emërohet trajner i ekipit zviceran

Ish-lojtari i kombëtares kuqezi, Burim Kukeli emërohet trajner i ekipit zviceran

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Lexo më shumë
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com