GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim – Caktohen tarifat

10:18 - 03/10/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tuneli i Llogarasë, 100-5,000 lekë për kalim – Caktohen tarifat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Financave kanë miratuar tarifat që do të paguhen nga automjetet për kalimin në Tunelin e Llogarasë.

Skema e pagesës do të zbatohet me çmime të diferencuara sipas klasës së automjetit, teksa udhëzimi i ndan mjetet në 5 kategori të ndryshme.

Kështu, motoçikletat dhe mjetet e ngjashme me dy rrota do të paguajnë 100 lekë, ndërkohë që automjetet me dy boshte dhe lartësi deri në 1.30 metra, që janë makinat e pasagjerëve dhe automjetet e lehta tëshpërndarjes do të paguajnë 250 lekë.

Ndërkohë, mjetet me më shumë se dy boshte, por sërish me lartësi deri 1.30 metra, siç mund të jenë makinat e pasagjerëve me rimorkio ose karavan apo automjete të lehta shpërndarjeje me rimorkio do të paguajnë 500 lekë për kalimin në tunel.

Kategoria tjetër janë mjetet me dy ose më shumë boshte dhe lartësi mbi 1.30 metra, si: furgonë, minibusë, automjete të mesme, që sipas udhëzimit do paguajnë 1,000 lekë.

Ndërkohër tarifa e kalimit në rrugë për mjetet e rënda me tre ose më shumë boshte dhe lartësi mbi 1.30 metra, si: autobusë e kamionë me shumë rimorkio do paguajnë 5,000 lekë. Të gjitha tarifat përfshijnë edhe TVSH-në.

Nga pagesa përjashtohen automjetet e Policisë Rrugore, autoambulancat, zjarrfikëset, mjetet ushtarake/NATO, si edhe personat me status invalidi sipas ligjit përkatës, kur automjetet përdoren për nevoja personale.

Përjashtim gëzojnë edhe mjetet e personelit të ARRSH dhe Entit Kombëtar të Operimit Rrugor gjatë kryerjes së detyrave funksionale. Ndërkaq, kalimi në tunel është i ndaluar për mjetet që transportojnë mallra të rrezikshme.

Udhëzimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi, çka do të thotë se tashmë ka nisur aplikimi i pagesës për të gjithë drejtuesit e mjeteve që zgjedhin të kalojnë përmes tunelit.

Etiketa: tuneli i llogarase

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
‘Çunat e Kombëtares na bënë krenarë’/ Berisha: Vetëm fitore e presin Shqipërinë tonë Madhështore

Lista e Kombëtares me risi! Silvinjo publikon emrat e lojtarëve për përballjen me Serbinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com