GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Turistët ankohen, rruga drejt Thethit e rrezikuar nga bllokimi prej rënies së gurëve

12:45 - 13/04/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Turistët ankohen, rruga drejt Thethit e rrezikuar nga bllokimi prej rënies së gurëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rruga që të çon në fshatin turistik të Thethit, në qarkun e Shkodrës, rrezikon të bllokohet për shkak të rënies së gurëve të mëdhenj, që prej ditësh bien në mënyrë të vazhdueshme në disa segmente të këtij aksi dhe nuk janë pastruar.

Situata përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe numrit gjithnjë në rritje të turistëve që vizitojnë këtë zonë. Prej datës 8 mars, ky aks rrugor ka mbetur pa mirëmbajtje, pasi kontrata e firmës nënkontraktore me Autoritetin Rrugor Shqiptar ka përfunduar.

ARRSH ka nisur procedurat për një kontratë të re mirëmbajtjeje, por tenderi është apeluar dhe procesi është në pritje. Drejtuesit e automjeteve shprehen se gjatë vitit të kaluar kjo rrugë është mbajtur e hapur si asnjëherë më parë, por aktualisht situata është përkeqësuar ndjeshëm.

Për turistët e huaj, siguria në rrugë është alarmante.

“E tmerrshme kjo situatë në këtë rrugë për mua. Erdhëm këtu dhe rruga ishte plot me gurë. Kishte edhe ngrica kur mbërritëm dhe humbëm mbi dy orë rrugë për shkak të kujdesit që duhej treguar. Rruga është shumë e ngushtë dhe, me gurët e rënë dhe ngricat, ishte një rrezik i madh për ne. Ecëm shumë ngadalë”.

Ndërkohë që Thethi po përjeton një valë turistësh me nisjen e sezonit, fluksi i lëvizjeve në këtë aks po rritet ndjeshëm.

Nëse ARRSH nuk finalizon shpejt marrëveshjen me një firmë të re kontraktore, rruga rrezikon të bllokohet plotësisht në ditët në vijim, veçanërisht në rast se do të ketë sërish reshje dëbore apo rrëshqitje të tjera masive gurësh.

Etiketa: gurerrugeTheth

Lajme të lidhura

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
“Opozita fiton 4:3 në Berat”, Maliqi bën apel: Votoni me bindje dhe zemër

“Opozita fiton 4:3 në Berat”, Maliqi bën apel: Votoni me bindje dhe zemër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com