GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Turistët çekë u bllokuan buzë greminës, apeli i Brataj: Stop aventurave, u rrezikua jeta e pilotit

11:06 - 11/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Turistët çekë u bllokuan buzë greminës, apeli i Brataj: Stop aventurave, u rrezikua jeta e pilotit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj reagon një ditë pas shpëtimit të tre turistëve çekë në vendin e quajtur Curraj i Epërm, në Theth. Brataj publikon pamjet nga operacioni i shpëtimit dje, ku thekson se është rrezikuar dhe jeta e pilotit.

Brataj shprehet se duhet t’i jepet fund këtyre aventurave të rrezikshme nga ana e turistëve ndërsa bën thirrje që duhen shmangur zonat e largëta, pa pasur udhërrëfyes.

“Vazhdojnë aventurat e pa kontrolluara të turizmit malor! Tre të rinj nga Çekia përfundojnë afër greminës, ku u bllokuan për dy ditë pasi kishin humbur rrugën dhe pa ditur ku të shkojne! Si është e mundur që për të disatën herë turistët lëvizin pa udhërrëfyes? Ky nuk është turizëm, kjo do të thotë të diskutosh jetën! Rrezik jete për personelin mjeksor, rrezik jete për punonjësit e policisë, por akoma më shumë rrezik jete për pilotët! Stop aventurave ku rrezikohet jeta! Një falenderim personelit pilot që malet i kanë kthyer në pista helikopteri, faleminderit personelit mjekësor të Lekbibaj dhe policisë së drejtorisë Kukës për kontributin e dhënë për disa orë rresht, duke rrezikuar jetën e tyre. Fatmirësisht edhe këtë herë misioni përfundoi me sukses.”, shkruan Brataj në Facebook.

Ditë e djeshme 3 turistë çekë mbetën të bllokuar për disa orë në vendin e quajtur Curraj i Epërm. Ata u arritën të shpëtohehin pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135.Tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia tha se për shkak të terrenit të thepisur dhe mjegullës së zonës, nuk është bërë e mundur ndërhyrja me helikopter, në zonën ku ata kishin mbetur të bllokuar. Më pas efektivët, me qëllim shpëtimin e turistëve, në bashkëpunim me ekipin e qendrës shëndetësore të fshatit Lekbibaj, kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën. Pas disa orësh kërkimesh intensive në terrenin e thepisur të Valbonës, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Maja e Boshit”. Punonjësit e Policisë fillimisht i nxorën turistët nga terreni i rrezikshëm ku ishin bllokuar dhe më pas i kanë transportuar të tre shtetasit çekë, për rreth 2 orë, deri në Bjeshkët e Vashqefenit, ku ishte e mundur ulja e helikopterit. Më pas turistët, me ndihmën e helikopterit, u transportuan në qendrën shëndetësore të fshatit Lekbibaj, ku morën asistencën mjekësore.

 

Lajme të lidhura

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, detajet e konfliktit
Aktualitet

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, detajet e konfliktit

14:23 - 08/02/26
Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge
Aktualitet

Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge

14:03 - 08/02/26
Tiranë/ Ngarkesa me pistoleta, agjentët e infiltruar fusin në kurth të riun nga Kosova
Aktualitet

Tiranë/ Ngarkesa me pistoleta, agjentët e infiltruar fusin në kurth të riun nga Kosova

13:30 - 08/02/26
Para
“Pse në bursë ka rënë?!”, Braçe i revoltuar për rritjen e çmimit të naftës

Braçe, thirrje hoteleve dhe restoranteve: Blini shalqi në Divjakë e Lushnje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, detajet e konfliktit
Aktualitet

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, detajet e konfliktit

14:23 - 08/02/26

Një sherr ka ndodhur mesditën e së dielës në Vlorë, nga ku mësohet se ka mbetur i dhunuar avokati i...

Lexo më shumë
Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge

Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge

14:03 - 08/02/26
Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

13:44 - 08/02/26
Tiranë/ Ngarkesa me pistoleta, agjentët e infiltruar fusin në kurth të riun nga Kosova

Tiranë/ Ngarkesa me pistoleta, agjentët e infiltruar fusin në kurth të riun nga Kosova

13:30 - 08/02/26
Pas 20 vitesh në arrati, shqiptari i kërkuar për trafik droge kapet në Spanjë

Pas 20 vitesh në arrati, shqiptari i kërkuar për trafik droge kapet në Spanjë

13:30 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com