GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Turisti austriak grabitet dhe rrihet barbarisht në Durrës, policia nuk i merr kallëzimin

22:25 - 16/09/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Turisti austriak grabitet dhe rrihet barbarisht në Durrës, policia nuk i merr kallëzimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është denoncuar në redaksinë e JOQ nga shtetasi austriak me origjinë rumune, Dirnstorfer Alexandru Christian, i cili prej mbi 30 vitesh jeton në Austri.

Pushimet e tij dyjavore në Durrës, të planifikuara me bashkëshorten dhe djalin 16-muajsh që vuan nga probleme shëndetësore, janë kthyer në makth.

Sipas dëshmisë së Christian, një ditë para nisjes së planifikuar, teksa ndodhej në bulevardin e qytetit me familjen, ai u sulmua brutalisht nga disa persona për afro 30 minuta.

“U godita me shkopinj bejsbolli në kokë, më futën një kaçavidë në ballë dhe më morën dokumentet, telefonin dhe orën. Nga qafa më shqyen dy varëse floriri. Kam hundën e thyer në dy vende dhe gjithë trupin e mbushur me mavijosje”, – rrëfen ai.

Turisti austriak thotë se mbeti i bllokuar në Shqipëri, pasi i mungojnë dokumentet e udhëtimit. Më shumë se kaq, ai akuzon disa komisariate të Durrësit për trajtim çnjerëzor, duke pohuar se në vend që të merreshin me rastin, policët e përzinin e madje e tallnin.

“Për një javë të tërë shkoja nga një komisariat në tjetrin për të bërë kallëzim, por gjithmonë më përzinin. Më thoshin se askush nuk flet gjuhë tjetër përveç shqipes, ndonëse unë flas pesë gjuhë. Më bërtisnin, më linin të prisja me orë dhe në fund më thoshin se asnjë polic nuk donte të fliste me mua. Madje në një rast më shtynë jashtë vetëm pse kërkova të bëja kallëzim.”

Ai ngul këmbë se autorët e sulmit mund të ishin kapur brenda një dite, pasi ngjarja ndodhi në një zonë të mbushur me kamera sigurie.

Etiketa: DurrësGrabitje

Lajme të lidhura

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Tabaku: Programi ‘Shqipëria Madhështore’ është plotësisht i realizueshëm, e kemi provuar…

Gara për Bashkinë e Tiranës. A do të kandidojë Jorida Tabaku? Ja se si përgjigjet deputetja e PD-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com