GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

‘Turisti’ që na tregon Shqipërinë

15:08 - 20/08/24
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Turisti’ që na tregon Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Luçiano Boçi

Kjo puna e turistëve nuk po na shqitet nga rrjetet. Një luftë e paparë midis çadrave këtë vit dukshëm bosh dhe propagandës boshe frenetike që komandohet nga vetë ai “Turisti” i cili s’le vend të botës pa shëtitur me Ismailin e tij, diku për nje ndeshje basketbolli, ose finale futbolli, shpesh dhe për një “fërgesë n’Shalës” dhe pasi ka mbaruar turizmin e tij vjetor vjen e na tregon turizmin këtu.

Mirë që ve në rresht të gjithë ministrat, drejtorët, patronazhistët e ish-ët të cilët janë bë si “arusha fotografë”, që turren të dielave rërave të plazheve për të kapur video e foto, po gjen dhe peshkon ndonjë italiano “vero” që na e poston në fcb-në e tij, për të na treguar ne shqiptarëve se ç’është dhe si është turizmi këtu tek ne.

A thua ne nuk e dijmë apo s’e nuk dijmë ta shijojmë. Na u dashka ai italiani me orë 30.000 euro në dorë. Pale sa ka në xhep apo llogari.

Njësoj sikur t’i tregonte një shqiptar, por me orë imitim kinez në dorë, italianëve se si është Italia e turizmi në Itali.

Këta të fundit do shqyheshin gazit, sepse turisti shqiptar nuk do mundte sado të donte, të rrëfente të plotë, mënyrën e organizmit, përkujdesjes, qetësisë, sjelljes, e siteve që të ofron Italia.

Ndërsa ne shqyhemi gazit nga italiani i Kryeturistit, sepse dukshëm kërkon të na tregojë arat tona, të na flasë për një realitet që e njohim mirë, brenda të cilit të qënit turist shoqërohet me një varg vuajtjesh e kalvaresh.

E në këtë realitet, gjithçka është ndryshe nga propaganda.

Vetëm bukuria natyrore është e vërtetë.

Jo rrallëherë pushimet apo turizmi kthehet në një stres e lodhje në formë tjetër.

Pluhuri e zhurmat nuk të ndahen asnjë çast, me pak përjashtime vendesh ku qëndron parija e këtij shteti humbamen.

Plehrat i ke ngado dhe të shoqërojnë më çdo orë të ditës, pavarësisht përkushtimit të privatit.

Mos harroni zhurmat muzikore ku njëri ia kërcet popullore e tjetri rock.

Për të mos folur për çmimet të cilat janë të papërballueshme për pjesën dërmuese të turistëve tanë dhe pse jo dhe të një pjese low cost turistësh të huaj.

Por Kryeturisti nuk e sheh realitetin dhe vazhdon avazin e “dhisë së zgjebosur me bishtin përpjetë”, duke shpërdarë pamje me retushime kohe e vendesh e duke folur për industri turizmi në vend të një kaosi industrial turistik.

Ndërsa i bie gjoksit për këtë turizëm, nuk u thotë asgjë njerëzve për fitimet e kësaj “industrie” për njerëzit. E vërteta është se të ardhurat e korrura janë krejt minimale.

Nuk u tregon dhe se shumica e atyre që vijnë nuk kthehen më sërish.

Nuk kthehen sepse nuk kemi atë industri të reklamuar që i tërheq vazhdimisht turistët, por kemi vetëm kuriozitet turistik që fashitet me një vizitë të vetme.

E nuk u thotë një gjë themelore fare, që shkatërrimi i turizmit është vepër dhe pasojë e grabitjes sistematike qe ai i ka bërë përgjatë këtyre viteve bukurive turistike të Shqipërisë.

Dhe ajo që ndodh sot rëndom është ikja e shiptarëve me pak të ardhura nga Shqipëria, por dhe ikja për turizëm e atyre shiptarëve me disi e shumë të ardhura, për shkak të mungesës së industrisë së turizmit dhe instalimit të grabitjes turistike.

Etiketa: Edi RamaTuristi

Lajme të lidhura

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit
OP-ED

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit

07:55 - 15/04/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi
OP-ED

Apeli i Hungarisë për zgjimin e Ballkanit dhe mbretëria jonë Kryeministrore

10:31 - 13/04/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Nufi shtie me top mbi Surrel që të trembë laraskat, Pirro Dengu qeth viçat e Vlorës!

09:27 - 13/04/26
Para
Ronaldo kontratë martesore me Xhorxhinën/ Nëse ndahet duhet t’i paguajë 100 mijë euro në muaj

Ronaldo kontratë martesore me Xhorxhinën/ Nëse ndahet duhet t’i paguajë 100 mijë euro në muaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan
Aktualitet

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan

22:40 - 23/04/26

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Lexo më shumë
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje

22:17 - 23/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com