GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Turizmi, lejet e zhvillimit të KKT, rekordin për kapacitetin e mban Himara

07:23 - 22/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Angli/ Përdhunoi të miturën në det, adoleshenti në kërkim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e numrit të turistëve nga viti në vit bëri që Shqipëria të përjetonte një rritje drastike të ndërtimit të strukturave akomoduese, diçka që nuk u ndal as gjatë pandemisë.

Në zonën e Golemit ku po zhvillohet prej disa vitesh edhe turizmi i organizuar, marka me kontrata me garanci me agjencitë e huaja kanë nisur praktikën e ndërtimit në zinxhir të disa strukturave duke zgjeruar kapacitetet ndërkohë që pjesa e Jugut të vendit vazhdon të kenë tipologjinë e vilave dhe fshatrave turistike.

Gjatë viteve të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar një sërë resortesh e fshatrash turistikë që janë të vendosura kryesisht në brezin mes Palasës dhe Himarës ndërkohë që edhe disa projekte të tjera në pjesën e Sarandës kanë marrë miratimin dhe po gjejnë zbatim.

Por cila është pjesa më dinamike e bregdetit në vend ku po ndërtohet ose pritet të nisë ndërtimi referuar lejeve të dhëna nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Bashkia e Himarë mban rekordin për numrin e shtretërve që po i shtohen sektorit të turizmit përmes strukturave akomoduese që kanë marrë tashmë lejen e zhvillimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Konkretisht në bashkinë e Himarës janë dhënë leje zhvillimi për struktura me një total prej 5726 shtretër.

Analiza e cila përfshin lejet e dhëna deri në muajin prill të këtij viti tregon për dinamikën që po merr zona bregdetare në vend ku e dyta nga bashkitë për nga numri i shtretërve në struktura akomoduese që kanë marrë leje zhvillimi është Saranda me 1958 shtretër. Lejet e zhvillimit të dhëna për Vlorën parashikojnë shtimin e 1688 shtretërve. Bashkia e Kavajës që përfshin edhe një pjesë të Golemit ka 970 shtretër ndërkohë që Durrësi 758 dhe Shkodra 646 shtretër.

Përveç lejeve të zhvillimit KKT miraton edhe lejet e ndërtimit. Në përmbledhjen e fundit për punën e Këshillit Kombëtar të Territorit sa i takon turizmit bashkia me kapacitet më të lartë shtretërish për projekte që kanë marrë lejen e ndërtimit është Durrësi me 4303 shtretër dhe pas saj Himara me 3330 shtretër. Më pas vjen Bashkia e Vlorës me 1688 shtretër dhe ajo e Kavajës me 1116 shtretër.

Turoperatorët kanë vlerësuar vit pas viti se Shqipëria vijon të ketë kapacitete të ulëta akomoduese në raport me volumin e turizmit që kërkon të presë i cili është në rritje nga viti në vit. Politika e fshatrave turistikë dhe vilave është parë me sy kritik duke qenë se një pjesë e tyre nuk po funksionojnë si struktura hoteliere por për shitje. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në vitin 2019 në vend 1.456 struktura akomoduese (hotele, motele, kampe, bujtina, streha malore dhe struktura të tjera për qëndrime afatshkurtra) dhe janë vënë në dispozicion rreth 37 mijë dhoma dhe rreth 87 mijë shtretër./N.Maho

Monitor
Etiketa: HimarekapaciteteTurizem

Lajme të lidhura

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!
Breaking Views

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU
Breaking Views

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Para
Publikohet lista e plotë e të gjithë deputetëve të Kosovës që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, punëtorët do t’i marrin nga 50 dhe 100 euro për tre muaj

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com