GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Turizmi në vështirësi, Berisha: Rama grabiti 24 hektarë tokë kur u bë kryeministër, Balluku është e çmendur pas hajnisë

12:27 - 16/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Turizmi në vështirësi, Berisha: Rama grabiti 24 hektarë tokë kur u bë  kryeministër, Balluku është e çmendur pas hajnisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situatën e turizmit në Shqipëri, kryedemokrati Sali Berisha e cilëson si një “xhungël” të krijuar nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin.

Në bashkëbisedimin me shoqatat e turizmit, Berisha theksoi se industria turistike po përballet me vështirësi të mëdha, ndërsa një grup i ngushtë përfshirë ministra dhe krerë të tjerë të qeverisë po përfitojnë nga abuzimi me pronat dhe lejet e ndërtimit, duke dëmtuar konkurrencën e ndershme.

Berisha e lidh këtë fenomen me mungesën e mbështetjes reale për operatorët turistikë dhe përpjekjet për të grabitur pasuri publike, duke përmendur shembuj konkretë të vjedhjes së tokave nga funksionarët e lartë të shtetit.

Berisha ka paraqitur një program të ri për zhvillimin e turizmit në Shqipëri, duke theksuar se për parandalimin e sezonalitetit dhe mbështetjen e punonjësve të këtij sektori, shteti do të marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezonit.

Kjo masë, sipas Berishës, e njohur tashmë në shtete të tjera si Greqia dhe Italia, do të kontribuonte në stabilizimin e kushteve të punës për një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.

Pjesë nga fjala

Industria turistike përballet me shumë vështirësi.

Nuk ka një mbështetje.

Mbështetje kanë disa si Pëllumb Gjoka apo ndonjë tjetër se ka plot si ata, që marrin leje për hotele, i kanë motele, ua shpallin me 5 yje hotelin, u japin dhe licenca kazinosh, atij të Sinaloas, Luftim Hysit, i cili natyrisht me të ardhurat e Sinaloas e dëmton thellë industrinë turistike.

Nuk i ka të ardhura nga puna e tij.

Narkoeuro është një monedhë toksike për industrinë turistike, për eksportet, për ekonominë shqiptare.

Mirëpo në një narkoshtet, nuk ka narkoshtet pa monedhën e vet dhe narkodiktatori, i cili i ka shndërruar këto titujt strategjikë në bixhozin më të madh jo në Shqipëri, por në Europë.

Se një titull i tillë shpërblehet me miliona narkoeuro.

Plus angazhimi i qeveritarëve në industrinë turistike është një element tjetër jashtëzakonisht i dëmshëm.

Tani kur Olta Xhaçka shkon dhe vjedh me bashkëshortin 10 mijë metër katrorë tokë publike dhe e paraqet si tokë të veten të trashëguar, a mund të më thoni ju se çfarë i mbetet këtij operatori, këtij investitori që e blen tokën 150 euro apo 100 euro për të ndërtuar?

Edi Rama vetë shkon dhe merr 225 mijë metër katrorë tokë me emrin e nënës së vet dhe vëllait, tokë pa asnjë dokument kadastral.

Tokë pa asnjë dokument që të faktojë se ka qenë e konfiskuar nga regjimi komunist.

Tokë, e cila kujtdo mund t’i përkiste, por jo Kolekëve, pasi vetë Spiro Koleka thotë se nuk kishin tokë. Ai thotë nuk kishim tokë, nipi i tij bëhet me 24 hektarë se u bë kryeministër.

Mirëpo kjo e vret konkurrencën e ndershme në mënyrë barbare.

Vilma Nushi. Nushët më të varfrit aty. Shkon dhe ndërton fshatin turistik pa leje, pa asgjë.

Në këtë aspekt, këta zotërinj që i mbijetojnë kësaj konkurrence, kësaj xhungle që ka krijuar qeveria në këtë industri, janë heronj të vërtetë sepse janë të vendosur në kushtet më të pabarabarta.

Kudo industria është delikate. Kudo hoteleria është delikate.

Kudo sistemi i restoranteve është delikat dhe kërkon një menaxhim të zotin, por kërkon edhe rregulla të ndershme.

Kurse këta përballen me një xhungël të vërtetë që udhëhiqet nga qeveritarët.

Aeroportin e Vlorës e kanë bërë burim vjedhjesh dhe pasurimi , sa herë shkon Lubi Balluku thotë që ky është aeroporti më i madh i Ballkanit duke mos kuptuar që në të njëjtën kohë thotë se ajo është hajdutja më e madhe e Ballkanit sepse të pretendosh të ndërtosh ti në një qytet me 80 mijë banorë dhe në një zonë që ka maksimumi 20 mijë shtretër, të ndërtosh aeroportin më të madh të Ballkanit do të thotë që je e çmendur pas hajnisë. Aeroporti ndërtohet me etapa.

Unë jam këtu për t’u zotuar se së pari do bëjmë gjithçka për formalizimin e turizmit, për kushte të barabarta.

Së dyti, ne së bashku me këto shoqata, do arrijmë një marrëveshje ku shteti do marrë përsipër një pjesë të pagave të punonjësve të industrisë turistike jashtë sezoneve.

Përndryshe këta fillojnë çdo vit nga e para. Ajo praktikë që ekziston në Greqi dhe Itali, do vendoset edhe në Shqipëri se ne nuk kemi potencial më të vogël se ata.

Ndaj u siguroj se ne do të ulemi bashkë me ju. Unë ju dëgjova një ditë zoti Topuzi që thatë se një pjesë janë studentë, por një pjesë janë edhe punëtorë që meritojnë të trajtohen në vazhdimësi me një pagë bazë sa të vijë sezoni tjetër.

Sikundër do bëhet gjithçka për zgjatjen sa më të madhe të sezonit turistik.

Ka shumë mundësira, Shqipëria është turistike në çdo sezon dhe ky është një drejtim tjetër.

Ne e nisëm këtë. E nisëm me ngritjen e infrastrukturës nga Çajupi gjer në Vermosh dhe Valbonë, por kjo do vazhdjë dhe do bëjmë çdo gjë që kudo që ka potenciale turistike, të shfrytëzohen.

Turizmi i jep një shtytje shumë të madhe prodhimit vendas. Turizmi është shërbim, por indirekt është stimul i fuqishëm i prodhimit bujqësor, blegtoral, artizanal, etj.

Pra është një sektor që punëson shumë më tepër jashtë logjistikës së vet, me mijëra e mijëra punëtorë.

Dhe në këtë kontekst, ne do bëjmë gjithçka që Made in Albania të jetë e ngjitur me industrinë turistike.

Etiketa: berishaKryesore1turizmi

Lajme të lidhura

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Para
“Rama kopjon dhe imiton si majmuni”, Berisha u premton fermerëve: Do mbrojmë çdo sezon prodhimet tuaja

Berisha akuza qeverisë ‘Rama’: I ka dhënë leje hoteli e kazino Pëllumb Gjokës dhe klanit ‘Sinaloa’!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com