GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Turp kolektiv! Pasi morën votat, tani i rrisin rrogat vetes

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Distancohem si qytetar!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Rritja e rrogave me katapultë, siç hidhet lart katapulta me pilotin e një avioni në rënie pikiatë, pra rritja e pagave për deputetë dhe ministra, apo zyrtarë të tjerë të lartë të administratës, jashtë një ngritjeje në po ato përmasa të pagave të të gjithë atyre që punojnë, për pensionet dhe ndihmën sociale, jashtë një ngritje reale ekonomike, është e padrejtë, po se po kur nuk lidhet me cilësinë e punës të atyre që përfitojnë; nxit gomarllëkun, budallallëkun dhe parazitizmin; shtrenjton jetesën për të tjerët duke hapur hendeqe sociale që rrezik nuk janë në këto përmasa në asnjë vend të botës; krijon një shtresë që e përbuz popullin, ndërkohë që gjoja duhet të jetë në shërbim të popullit;  nxit karrierizmin dhe përuljen ndaj shefave dhe o burra, bëhuni deputetë dhe në një farë mënyre me këto paga deputetët e opozitës blihen me para dhe, veç faktit që nxit emigrimin nga ndjenja e padrejtësisë si edhe krijon shpërpjestime mes profesioneve, sepse në fakt kështu ai që merret me politikë është tre ose katër herë më i paguar se i paguari në një punë jashtë politike.

Dhe, veç që është një turp kolektiv t’i rrisësh pagën vetes dhe të krijosh kushte luksi si në Edenin ku shtriqeshin dhe shtriheshin Eva me Adamin, nxit bllokimin e trurit,

Në vend që nga 140 deputetë, t’i bëjnë 50, se aq mjaftojnë dhe janë në përpjestim me frymët e popullsisë sipas vendeve të BE e mbi të gjitha, sikurse do ta kishte thënë shkrimtari im më i preferuar shqiptar, Jakov Xoxa, nxit përbuzjen që zbret nga lart poshtë më shumë se është tani, ku shtresave të larta u vjen ndot nga populli – por edhe nxit urrejtjen nga poshtë lart, që shprehet me përbuzje, arratisje, mos votim, e gjithçka tjetër!

Turpi i madh është se pasi morën votat, pozitë dhe opozitë, tani rrisin rrogat pas kurrizit të qytetarit! Dhe duan që njerëzit t’i votojnë pastaj!

Jo më kot qeveriset me votën e jo më shumë se 20 përqind të shqiptarëve, pra me legjitimitetin që të jep vota e 1 ndër 5 shqiptarëve! Pra, ata që kanë privilegje. Kjo quhet oligarki, sipas Aristotelit.

Etiketa: rrogaturpvota

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!
Editorial

Sponsorizimi, Rama zbythi futbollin e sportin me duart e Malajt dhe heshtjen e Gonxhes!

12:53 - 16/10/26
Para
Shiti fanella fallso, vëllai i Cristiano Ronaldos hetohet për mashtrim

Shiti fanella fallso, vëllai i Cristiano Ronaldos hetohet për mashtrim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com