GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!

16:02 - 15/03/22
në OP-ED
Kohë leximi: 3 min
A A
Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Një ditë para nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë, opozita shqiptare në Tiranë organizoi një miting në sheshin Skënderbej ku kërkonte dorëheqjen e qeverisë.
Një ditë më pas 24 Mars 1999 bombat mbi Serbi, ndryshuan gjithçka.
Mitingu i radhës në Sheshin Skënderbej u bë me moton “Një komb, një qëndrim”. Sheshi ishte mbushur me socialistë dhe demokratë dhe në tribunë ishte edhe kryeministri edhe lideri i opozitës së kohës. Në javët në vijim shqiptarët hapën dyert nga Vermoshi në Konispol për të strehuar mbi 700 mijë shqiptarë të Kosovës të shpërngulur me dhunë nga trojet e veta.
Kjo është histori që sot mund të përsëritet.
Nëse Shqipërisë i trokasin mijëra refugjatë nga Ukraina, do të jenë shqiptarët që do të hapin dyert. I gjithë kapaciteti shtetërore që kemi është strehimi i 80 maksimumi 100 persona në Qendrën e pritjes së Azilantëve në Tiranë.
Manifestuesit, (të cilëve më shumë u shkon epiteti eskursionist se protestues) nuk kanë dalë në shesh për të turpëruar veten, për të turpëruar vendin madje as për të turpëruar qeverinë. Kanë dalë në shesh se kanë parë që qeveria nuk lëvizte. Për këdo që ndjek zhvillimet politike, qoftë edhe me indiferencë, e kupton që gjëja e fundit që i vjen në mend manifestuesve është rrëzimi qeverisë. Me gjendjen që është sot opozita, një krizë politike favorizon qeverinë. Dhe mungesa e opozitës ndoshta është arsyeja që qeveria mezi po ngrihet nga gjumi!
Qeveria reagoi me vonesë (e fundit) për çmimin spekulativ të karburantit dhe ende nuk po reagon për spekullimet në çmimet e artikujve të konsumit të përditshëm. Sot, ngritja e çmimeve është për shkak të panikut çka ka çuar në spekullime.
Nesër gjendja mund të vijë duke u përkeqësuar si në tregun e energjisë ashtu edhe në atë të artikujve bazë të ushqimit. Lufta nuk është dasëm! Por ajo që është e dukshme është se askush në qeveri nuk duket të ketë një ide se çfarë do të thotë sot të blesh një bukë, një kg oriz/miell/sheqer/vaj etj. Në një vend normal një politikan që nuk di këto çmime nuk ka të ardhme në politikë, këtu duket është premisë për t’u ngjitur më lart.
Në të gjitha vendet e rajonit dhe në BE kanë qenë qeveritë që kanë lëvizur të parat me masa emergjente dhe me politika specifike për t’i përgjigjur krizës Këtu, në mungesë të reagimit të qeverisë, reaguan njerëzit. Parrullat se ‘çmimet i cakton tregu”, “jemi në luftë”, “nuk ka vdekur njeri për bukë” nuk vlejnë. Gjithçka ka ndryshuar dhe botën e “luftës”, nuk mund ta shpjegosh me kumtet e botës normale.
Manisfetimi nuk është turp. Protestat bëhen që të dëgjohet zëri i qytetarëve. Kur njerëzit dalin në rrugë, pa frymëzim dhe organizim të partive politike, ata e kanë tejkaluar politikën. Kur dalin manifestues në Gramsh, qeveria duhet të kuptojë se kriza ka prekur nervin e njerëzve përfshi edhe militatët e majtë. është njëlloj sikur anëtarët e këshillit të sigurisë kombëtare në Rusi të ngrihen kundër Putinit.
Manisfestuesit në Tiranë çfarëdo që të bëjnë nuk e turpërojnë vendin më pro NATO, më pro BE, më Pro SHBA. Shqiptari e ka ndarë bukën më “mikun” në ditë të mirë dhe në ditë keqe. Ai që del në rrugë sot proteston që nesër, kur t’i vijë miku të mos ndihet ngushtë se nuk ka se çfarë të ndajë me të.
Dhe kur flasim për turp për manisfestuesit në Tiranë, nuk di çfarë fjale duhet të përdorë Presidenti i Serbisë për protestat pro Putinit në Beograd.

Lajme të lidhura

Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!
OP-ED

22 arsye pse këtë 22 Dhjetor duhet të jemi të gjithë në shesh!

11:47 - 22/12/25
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Para
Aksident tragjik në Fushë- Krujë, 4 viktima mes tyre një 16- vjeçar

Kundërshtoi dhe aksidentoi policin/ Arrestohet 25-vjeçari në Kamëz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione
Breaking Views

Detaje të reja nga operacioni i SPAK për hetimin e Ballukut/ 35 kontrolle tek Bashkim Ulaj dhe të tjerë që përfituan tenderë dhe koncesione

20:48 - 26/12/25

SPAK intensifikon hetimet për dosjen Balluku, zëvendëskryeministren e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, në...

Lexo më shumë
Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

Ja propozimet e SHBA-së për SPAK deri në zgjedhjet 2027: Nga ngrirja e aseteve në arrestime të niveleve të larta

20:17 - 26/12/25
SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

SHBA gati të shpallë “Non grata” të tjerë në Shqipëri! Çfarë thotë raporti i Kongresit amerikan?

20:02 - 26/12/25
Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Kamioni del nga rruga në Malësi të Madhe, plagoset shoferi dhe pasagjeri

18:47 - 26/12/25
“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

“KM më kërkoi të takoj Ram Gecin” zbardhen të tjera biseda të Ballukut, si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin e rrugës së ‘Porto Romanos’

18:30 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com