GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Turqi, rreth 1 900 të arrestuar në protestat kundër arrestimit të Imamoglu

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Turqi, rreth 1 900 të arrestuar në protestat kundër arrestimit të Imamoglu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Turqia hodhi poshtë sot deklaratat ndërkombëtare “të paragjykuara” lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu dhe protestat mbarëkombëtare të shkaktuara prej tij, pasi autoritetet arrestuan rreth 1 900 njerëz që merrnin pjesë në demonstrata, sipas “Reuters”.

Imamoglu, rivali më i madh politik i presidentit Tayyip Erdogan – u burgos të dielën pas akuzave për korrupsion.

Arrestimi i tij shkaktoi protestat më të mëdha antiqeveritare në një dekadë dhe çoi në arrestime masive në të gjithë vendin.

Partia Republikane Popullore (CHP) kryesore e opozitës së Imamoglu, partitë e tjera opozitare, grupet e të drejtave dhe fuqitë perëndimore thanë se çështja kundër kryebashkiakut – ishte një përpjekje e politizuar për të eliminuar një kërcënim të mundshëm elektoral ndaj Erdogan.

Qeveria ka mohuar çdo ndikim mbi gjyqësorin duke theksuar se gjykatat janë të pavarura.

Duke folur me përfaqësuesit e medieve ndërkombëtare në Stamboll, ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha se Ankaraja u kishte kërkuar partnerëve të saj evropianë të vepronin me “mendje të shëndoshë”, duke shtuar se ashpërsia e akuzave kundër Imamoglu kërkonte arrestimin e tij.

“Ne nuk duam arrestimin e asnjë politikani, por nëse ka prova për shkelje, atëherë kjo mund të ndodhë”, tha Tunc.

Partia Republikane Popullore (CHP) u ka bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë protestat, duke thënë se do të organizonin mitingje dhe tubime në vende të ndryshme në Stamboll dhe qytete të tjera.

Erdogani ka hedhur poshtë protestat duke i quajtur një “show” dhe ka paralajmëruar për pasoja ligjore ndaj protestuesve.

Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya tha se 1 879 persona ishin arrestuar që nga shpërthimi i protestave të mërkurën e kaluar, duke shtuar se gjykatat burgosën 260 prej tyre – në pritje të gjykimit.

Ai shtoi se 489 persona ishin liruar dhe 662 të tjerë ishin ende në procedim, ndërsa 150 policë ishin plagosur.

Grupet e të drejtave i kanë bërë thirrje Turqisë të hetojë atë që ata e quajtën përdorimin e tepruar të forcës nga policia gjatë shpërndarjes së turmave dhe i kërkuan qeverisë të lejonte demonstratat, të cilat kanë qenë kryesisht paqësore.

Etiketa: Ekrem ImamogluImamogluTurqi

Lajme të lidhura

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Para
Akuzohet se vrau 65-vjeçarin, arrestohet pas një viti shqiptari në Itali

Akuzohet se vrau 65-vjeçarin, arrestohet pas një viti shqiptari në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com