GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Turqia kthen mbrapsht katër anije ruse që do kalonin në Detin e Zi për në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Turqia kthen mbrapsht katër anije ruse që do kalonin në Detin e Zi për në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur Turqia i kërkoi Rusisë që të mos dërgonte tre anije luftarake në Detin e Zi ditët e fundit, Rusia tërhoqi kërkesën e saj për ta bërë këtë, bëri me dije kryediplomati i vendit të martën vonë, duke ilustruar pozicionin delikat të Turqisë ndërsa ajo përpiqet të ecë në një vijë të hollë midis Ukrainës dhe Rusisë.

Turqia, një anëtare e NATO-s që ka marrëdhënie të forta ushtarake dhe ekonomike me të dy vendet, i ka kërkuar Moskës të ndalojë agresionin e saj, por nuk e ka ndjekur Perëndimin në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës. Turqia tashmë po përpiqet të vlerësojë dëmin e mundshëm të sanksioneve në ekonominë e saj, raporton New York Times.

Gjithashtu, Turqia mbikëqyr hyrjen në Detin e Zi përmes një traktati të vitit 1936 që rregullon anijet detare që kalojnë nëpër ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve. Pakti, Traktati i Montreux, i jep Turqisë të drejtën për të ndaluar anijet e palëve ndërluftuese të hyjnë në Detin e Zi, përveç nëse baza e tyre e origjinës është atje.

“Ne, në një mënyrë miqësore, i thamë Rusisë që të mos i dërgonte anijet”, tha ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu për transmetuesin Haber Turk duke i’u referuar incidentit të fundit. “Dhe Rusia na tha se anijet nuk do të kalonin nëpër ngushtica.”

Kërkesa nga Rusia, e cila erdhi të dielën dhe të hënën, kishte të bënte me katër anije luftarake, u shpreh zoti Cavusoglu. Vetëm një ishte regjistruar në një bazë të Detit të Zi dhe për këtë arsye kishte të drejtë të kalonte, sipas informacionit që kishte Turqia.

Por Rusia e tërhoqi kërkesën e saj për të katër anijet dhe Turqia informoi zyrtarisht të gjitha palët në Traktatin e Montreux se Rusia e kishte bërë këtë, sipas z. Cavusoglu.

Së fundmi, ai theksoi se Turqia zbaton rregullat e traktatit për të dyja palët e konfliktit, ashtu siç kërkon marrëveshja.

“Tani për tani ka dy palë në luftë, Ukraina dhe Rusia,” tha ai. “As Rusia dhe as të tjerët nuk duhet të ofendohen këtu. Ne do të aplikojmë Montreux sot, nesër, për aq kohë sa të qëndrojë.”

Etiketa: anijeLuftaRusiTurqiukraina

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Anulimi i tenderit të FSHZH/ PD: Pa presion publik, shqiptarët do të vidheshin

Anulimi i tenderit të FSHZH/ PD: Pa presion publik, shqiptarët do të vidheshin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com