GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Turqia ndryshoi emrin e saj, ja cila ishte arsyeja

12:54 - 04/06/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Turqia ndryshoi emrin e saj, ja cila ishte arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombet e Bashkuara ditën e enjte njohën riemërtimin e asaj që ndërkombëtarisht njihej “Turkey” në “Türkiye”, e shqiptuar si tur-key-yay, një masë e cila sipas ministrit të Jashtëm, Mevlut Cavusoglu do të rriste vlerën e markës së vendit.

Në një artikull në fillim të këtij viti, TRT Ëorld shpjegoi vendimin, duke thënë se “Turkey”, nëse bëjmë një kërkim në Google sjell një “një grup të ngatërruar imazhesh, artikujsh dhe përkufizimesh fjalori që ngatërrojnë vendin me Meleagris i njohur ndryshe si gjeldeti, një zog i madh vendas në Amerika e Veriut që shërbehet në menutë e Krishtlindjeve.

Ndërkohë siç shkruan The Guardian, në dhjetor të vitit 2021, Recep Tayyip Erdogan urdhëroi përdorimin e Türkiye për të përfaqësuar më mirë kulturën dhe vlerat turke, duke përfshirë kërkesën që “Made in Türkiye” të përdoret në vend të “Made in Turkey” në produktet e eksportuara. Ministritë turke gjithashtu filluan të përdorin Türkiye në dokumentet zyrtare.

Në këtë drejtim, Qeveria turke publikoi këtë vit një video promovuese si pjesë e përpjekjeve të saj për të ndryshuar emrin e saj në anglisht. Videoja tregon turistë nga e gjithë bota duke thënë “Hello Türkiye” në destinacione të famshme.

Veç këtyre, Drejtoria e komunikimit e presidencës turke tha se nisi fushatën “për të promovuar në mënyrë më efektive përdorimin e Türkiye si emri kombëtar dhe ndërkombëtar i vendit në platformat ndërkombëtare”.

Megjithatë, vë në pah The Guardian, përcjell Telegrafi, nuk ishte e qartë nëse emri, me një shkronjë që nuk ekziston në alfabetin anglez, do të përhapet gjerësisht jashtë vendit.

Në vitin 2016, Republika Çeke regjistroi zyrtarisht emrin e saj të shkurtër, “Czechia”, dhe ndërsa disa institucione ndërkombëtare e përdorin atë, shumë të tjera ende i referohen vendit me emrin e tij më të gjatë.

Cila është arsyeja?

Sipas Sinan Ulgen, kryetar i grupit të ekspertëve EDAM me qendër në Stamboll, “arsyeja kryesore pse Turqia po ndryshon emrin e saj është eliminimi i lidhjes me zogun por gjithashtu, termi përdoret në gjuhën e folur për të treguar dështimin”.

Ndërsa siç thekson CNN, në një shkrim të premten, për presidentin Recep Tayyip Erdogan, i cili kandidon për rizgjedhje vitin e ardhshëm, emri i ri shpreh “kulturën, qytetërimin dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë”.

Kështu, vë në pah mediumi në fjalë, pas këtij vendimi, organizatat ndërkombëtare tani janë të detyruara të përdorin emrin e ri, por kjo nuk do të ndodhë brenda natës për publikun e gjerë.

“Do të duhen shumë vite që publiku më i gjerë ndërkombëtar të kalojë nga ‘Turkey’ në ‘Türkiye’”, mendon Ulgen.

Dhe kjo nuk është hera e parë që kombi përpiqet të ndryshojë emrin e vendit të tij, kujton ai. Një përpjekje e ngjashme u bë në mesin e viteve 1980 nën kryeministrin Turgut Ozal, por ajo kurrë nuk fitoi aq shumë mbështetje.

Duke iu referuar kësaj lëvizje, prapa saj mund të ketë edhe motive politike, ndërsa turqit kthehen në kutitë e votimit qershorin e ardhshëm mes një krize të mprehtë ekonomike.

Kjo është “një strategji tjetër e vendosur nga qeveria turke për të arritur tek votuesit nacionalistë në një vit vendimtar për politikën turke”, mendon Francesco Siccardi, menaxher i lartë i programit në institutin Carnegie Europe. Madje, vlerëson ai, koha e ndryshimit të emrit është “vendimtare” për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

“Vendimi për ndryshimin e emrit u shpall dhjetorin e kaluar, kur presidenti Erdogan ishte prapa në të gjitha sondazhet e opinionit dhe vendi po kalonte një nga krizat më të këqija ekonomike të 20 viteve të fundit”.

Në këtë drejtim, CNN shkruan se sondazhet nga fundi i vitit të kaluar tregojnë mbështetje për partinë në pushtet AK në rreth 31-33% sipas Reuters, nga 42.6% gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2018-ës. Sidoqoftë, Ulgen vlerëson se ndryshimi i emrit ishte më shumë një strategji riemërtimi për të ”përmirësuar pozitën ndërkombëtare” të vendit sesa një marifet parazgjedhor.

Por, pavarësisht vlerësimit të Ulgen, CNN vë në pah faktin se deficiti i tregtisë së jashtme të Turqisë u rrit 98.5% nga viti në vit në 6.11 miliardë dollarë në prill, njoftoi Reuters, duke cituar Institutin e Statistikave Turke. Veç kësaj, inflacioni “kërceu” në 73.5% muajin e kaluar, një nivel më i lartë në 22 vjet.

Kështu, analistët thonë se në kohë krize, presidenti tenton të përdorë lëvizje populiste për të larguar vëmendjen nga problemet në vendin e tij.

Dhe trazirat ekonomike, që tashmë kanë nxjerrë njerëz në rrugë, kanë qenë një dhimbje koke për qeverinë.

“Emri i ri do të shkëpusë vëmendjen e audiencës vendase nga problemet më konkrete dhe urgjente dhe do t’i ofrojë presidentit Erdogan një argument tjetër për rastin e tij për një Turqi më të fortë dhe më tradicionale”.

CNN kujton më tej se në një lëvizje tjetër populiste në vitin 2020, Erdogan nxori një dekret për të kthyer Muzeun historik “Hagia Sofia” të Stambollit në një xhami.

“Në mungesë të politikave konkrete për të trajtuar problemet ekonomike dhe politike të vendit, Erdogan kërkon shpëtimin në politikat populiste rreth identitetit”, shkruante analisti politik Seren Korkmaz për masën në atë kohë.

Në fund, duke cituar Siccardin, miratimi i emrit të ri që ka gjithashtu vlerë simbolike, do të “çimentonte vendin e Erdoganit në historinë turke pranë babait themelues të republikës, Mustafa Kemal Ataturk”.

Etiketa: emerndrroiTurqi

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Armë dhe 100 mijë £ në “BMW”, kapen 3 shqiptarë në Angli (Emrat)

Grabitën bankën në Koplik, në pranga dy të rinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25

Eksperti amerikan Edward Joseph ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 11 majit, partitë politike në Shqipëri nuk kishin të njëjtat mundësi. Gjatë...

Lexo më shumë
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com