GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Turqia nis sulme të reja ajrore në Siri

07:54 - 07/10/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Turqia nis sulme të reja ajrore në Siri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat e Sigurisë të Turqisë i vazhduan të premten sulmet ndaj militantëve kurdë në veri të Sirisë dhe në lindje të Turqisë, njoftuan autoritetet turke.

Ankaraja tha se do të vazhdojë t’i shkatërrojë resurset e tyre nëpër rajon, duke e përshkallëzuar konfliktin gati një javë pas sulmit me bombë në afërsi të Parlamentit turk në Ankara. Ushtria i “neutralizoi” 26 militantë kurdë në veri të Sirisë gjatë natës, si hakmarrje për sulmin me raketë ndaj një baze turke, tha Ministria e Mbrojtjes.

Turqia e përdor shprehjen “neutralizim” për të nënkuptuar “vrasje”.

Si pasojë e sulmit me raketë në bazën turke nga milicia kurde e Sirisë u vra një oficer i Policisë së Turqisë dhe u plagosën shtatë policë dhe ushtarë më zonën Dabiq në veri të Sirisë të enjten mbrëma, tha Ankaraja. Turqia, po ashtu, kreu sulme ajrore dhe i shkatërroi 30 caqe militante në zona tjera në veri të Sirisë, përfshirë një pus nafte, një magazinë dhe mburoja, tha Ministria e Mbrojtjes.

“Siç ka ndodhur në Irak, të gjitha aftësitë dhe burimet e të hyrave të organizatës terroriste në Siri do të vazhdojnë të shkatërrohen në mënyrë sistematike”, tha Ministria e Jashtme turke.

Në Turqi, dy militantët të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) u “neutralizuan” në provincën lindore Agri, gjatë një përleshjeje me njësitë ushtarake të cilat po e kryenin një operacion me ndihmën e një droni dhe një helikopteri, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Ai tha se policia i arrestoi 75 njerëz të dyshuar për lidhje me PPK-në gjatë një operacioni në 11 provinca. PPK-ja e mori përgjegjësinë për sulmin me bombë të së dielës në Ankara, ku u vranë të dy sulmuesit dhe u plagosën dy oficerë të policisë. Turqia tha se sulmuesit erdhën nga Siria, por kjo u mohua nga forcat siriane./REL

Etiketa: SirisulmTurqi

Lajme të lidhura

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, 7 Tetor 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Lexo më shumë
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com