GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

Turqit në kërkim të bosit që u arratis me 2 miliard dollarë në Tiranë

në Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
Turqit në kërkim të bosit që u arratis me 2 miliard dollarë në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat turke janë duke publikuar detaje të reja në lidhje me arratinë e bosit të kriptomonedhës turke “Thodex” Faruk Fatih Özer , i cili besohet se fshihet në Shqipëri prej më shumë se dy javësh.

Faruk Fatih Özeru arratis nga Turqia në drejtim të Shqipërisë duke u ulur në Rinas, ku u prit nga një çift misterioz shqiptarësh, sipas mediave turke, të cilat sëfundmi kanë publikuar edhe detaje mbi vendin se ku fshihet ai.

Media turke “EnSonHaber” shkruan se fill pas ardhjes në Shqipëri, Faruk Fatih Özer u vendos në një hotel pranë Zogut të Zi në Tiranë duke prenotuar tre netë, por se doli prej andej natën e dytë duke u fshehur në një shtëpi pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë. Ajo ishte shtëpia e çiftit që e priti në Rinas.

“EnSonHaber” raporton duke ui referuar burimeve nga policia turke se Faruk Fatih Özer nuk ndejti shumë aty pasi u zbulua nga autoritetet duke u transferuar në një tjetër zonë, pikërisht në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Por nuk ishte e thënë për turkun e famshëm pasi edhe ky vend ku ai fshihej u zbulua nga policia duke bërë që të transferohet sëfundmi në zonën e “21 Dhjetorit” ku edhe ka humbur gjurmët

Mediat turke raportojnë se ai dyshohet se fshihet ende në Shqipëri me synimin për t’u arratisur në një prej vendeve të Ballkanit si Maqedonia, Mali i Zi, por edhe Bosnja.

Ndërkohë, policia sipas mediave turke ka blinduar edhe Fierin e Vlorën pasi dyshohet se Faruk Fatih Özer   mund të arratiset me skaf për në Itali.

Në momentin që “Thodex” shpalli falimentin mendohet se i ka shkaktuar investitorëve një dëm prej 2 miliard dollarësh, të cilat dyshohet se Faruk Fatih Özer i ka përvetësuar.

Ndërkohë, mediat turke raportojnë se ai ka me vete një vlerë prej 108 milion dollarësh në kriptomonedhë, të cilat mund t’i këmbejë në para përmes grupeve kriminale.

Edhe pse arratia e tij në Shqipëri është një ndër temat kryesore aktualisht në Turqi, policia shqiptare nuk ka bërë deri më tani asnjë deklaratë mbi ecurinë e kërkimeve për Faruk Fatih Özer.

Etiketa: Faruk Fatih Özer

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
Para
Serie A, “zjarr” beteja për zonën Champions, tre ekipe me pikë të barabarta, të dielën luhet Juve-Milan

Serie A, “zjarr” beteja për zonën Champions, tre ekipe me pikë të barabarta, të dielën luhet Juve-Milan

TË FUNDIT

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare
Breaking Views

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot me Finlandën, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për objektivat e saj në...

Lexo më shumë
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com