GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Turshitë dhe bulmeti, pse ju mbrojnë më shumë në dimër

08:55 - 02/02/24
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Turshitë dhe bulmeti, pse ju mbrojnë më shumë në dimër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushqimet e duhura mund të parandalojnë sëmundjet dhe të përshpejtojnë shërimin prej tyre. Ushqimet e shëndetshme janë të dobishme për një sistem të fortë imunitar që largon viruset pushtuese. Ndonëse mund të duket sikur nuk është në dorën tuaj të shmangni virozat e stinës, duhet të dini që ushqimet kanë më shumë pushtet. Sistemi imunitar është shumë i rëndësishëm dhe ka nevojë për një ‘ushtri’ të mirëfilltë ushqyesish që të luftojë bakteret.

Ndaj kur sëmureni, keni nevojë për ushqime të shëndetshme. Ajo që hani sot mund t’ju vijë në ndihmë nesër. Nëse dëshironi të qëndroni të shëndetshëm dhe energjikë duhet të keni një sistem imunitar të fortë. E gjithë beteja për më shumë imunitet nis në gojë. Pështyma përmban substanca që luftojnë mikrobet dhe nuk lejojnë depërtimin në organizëm. Çdo mikrob që arrin të kalojë këtë front kryesor zbret në stomak dhe përballet me acidin hidroklorik.

Nëse mbijetojnë në stomak, atëherë mikrobet përballen me proteinat dhe përbërësit kimikë në sistemin tretës që janë përbërës për shpërbërjen e baktereve të këqija. Bakteret e mira luftojnë ato të këqija dhe parandalojnë hyrjen e tyre në gjak ose në zorrë. Këto baktere të mira quhen probiotikë dhe luftojnë sëmundjet.

Sistemi gastrointestinal përbën 70 për qind të sistemit imunitar. Ky sistem strehon bakteret e mira që luftojnë sëmundjet. Probiotikët kanë nevojë për ushqim të pasur me fibër dhe ushqyes por jo për ushqime të përpunuara me yndyra dhe sheqerna. Një ushqyerje e pasur dhe e ekuilibruar është siguria më e madhe që mund të merrni në betejën kundër viruseve dhe infeksioneve. Me fjalë të tjera, nëse ushqeheni keq, do të sëmureni më shumë. Ushqyerja e mirë i jep trupit mundësinë të korrë fitore kundër baktereve dhe viruseve. Prebiotikët (bakteret ushqimore) janë ushqim i mirë për probiotikët. Prebiotikët janë një formë pothuajse e tretshme e fibrës. Çdo ditë, ju duhet të konsumoni të paktën 2 ose 3 racione me ushqime të pasura me prebiotikë që të mbani të kënaqur probiotikët dhe të shëndetshëm sistemin imunitar.

Disa prej ushqimeve më të pasura me prebiotikë:

* Perimet: shpargu, hudhra, argjinarja, preshi dhe qepët.
* Karbohidratet: elbi, fasulet, tërshëra, kuinoa, thekra, gruri, patatet dhe patatja e ëmbël.
* Frutat: mollët, bananet, frutat e pyllit, agrumet, kivi.
* Farat: farat e linit dhe chia.

Probiotikët nga ana tjetër na ndihmojnë të qëndrojmë të shëndetshëm dhe të rimëkëmbemi shpejt. Nëse nuk jeni prekur nga sëmundjet, synoni të konsumoni një ose dy racione me ushqime të pasura me probiotikë në ditë ose më shumë nëse jeni të prekur nga sëmundjet.

* Produktet e bulmetit: Kosi, djathi dhe produkte të tjera bylmeti.
* Perimet e fermentuara: turshitë si ajo e lakrës dhe kimchi.

Ju mund të merrni suplementë probiotikësh për tu dhënë baktereve një dorë shtesë, vetëm me aprovimin e mjekut. Ngrënia e ushqimeve me prebiotikë dhe probiotikë mban larg viruset dhe bakteret.

Etiketa: BULMETturshi

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
VIDEO/ Al Nassr i Ronaldos luan “ping pong” ndaj skuadrës së Messit

VIDEO/ Al Nassr i Ronaldos luan “ping pong” ndaj skuadrës së Messit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze
Aktualitet

Batutat me moderatorin grek në Abu Dhabi, Rama: Tonet e mia, aspak tendencioze

17:59 - 16/01/26

Kryeministri Edi Rama shprehet se është i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të...

Lexo më shumë
E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

E kam denoncuar për përndjekje, reagon motra e Fredi Lamajt: Altin Mecaj po shpif, vëllai im nuk ka dhunuar askënd

17:45 - 16/01/26
Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

Sërish dështon seanca në GJKKO për vrasjen e Santiago Malkos, shtyhet për javën tjetër

17:30 - 16/01/26
Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

Pas divorcit, Neda Balluku kërkon urdhër-mbrojtje nga Ogreni

17:15 - 16/01/26
Fier/ Pas kërcënimit me armë ndaj bashkëshortes, vihet në pranga 49-vjeçari (EMRI)

Vodhën 22 milionë lekë nga fondi i postës/ Procedohen penalisht dy punonjëset në Devoll

16:59 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com