GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ty të marr për veshi me polici, mamin e fusin në burg”, babai presion vajzës

22:27 - 04/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
“Ty të marr për veshi me polici, mamin e fusin në burg”, babai presion vajzës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grua nga Tirana, tregoi në emisionin “Stop” se ka kërkuar urdhër mbrojtjeje për vajzën 9-vjeçare, ardhur në jetë nga një bashkëjetesë 2-vjeçare me ish-partnerin e saj.

“Më është refuzuar një urdhër mbrojtjeje nga gjyqtarja e shkallës së parë Tiranë, Fahrije Budo Stringa. Urdhrin e mbrojtjes e kërkova për fëmijën tim, 9 vjeç. Ky fëmijë është i lindur nga një bashkëjetesë. Me babain e vajzës kam jetuar për rreth 2 vite. Gjatë këtyre dy viteve kemi pasur një marrëdhënie përgjithësisht problematike përveç periudhës së parë derisa u mor vesh që është shtatzënia. Me lindjen e vajzës situata u përkeqësua. Ai përveç ofendimeve dhe fyerjeve verbale kaloi në një dhunë të tmerrshme psikologjike deri diku edhe fizike. Nuk e kam denoncuar në polici atë periudhë”, tha denoncuesja.

Por zonja thotë se u nda nga babai i vajzës, pasi ai ishte i dhunshëm. Gjykata ia la së ëmës kujdestarinë dhe i ati duhet ta takonte me kohë të pjesshme.

“Jam transferuar në shtëpinë e prindërve të mi, aty kanë filluar probleme të tjera me babain e vajzës që më çuan në denoncim. Pas skadencës së urdhrit të mbrojtjes zotëria filloi përsëri dhunën, trysninë, nuk di të edukosh fëmijën. Në distancë, me justifikimin që nuk më lejohet të afrohem për urdhrin e mbrojtjes. Ama ishte tërë kohës shoferi prezent. Shoferi ishte personi që merrte vajzën për të zbatuar urdhrin e mbrojtjes. Shoferi e sillte vajzën në shtëpi në ditën dhe në orën e caktuar”, tha denoncuesja.

“Gjykata më la mua në rritje dhe mirëedukim të vajzës, por për vendime thelbësore siç është shkollimi, shëndeti apo çfarëdolloj problematike tjetër në lidhje me fëmijën do ishte vendim i përbashkët.

Dy të mërkura pasdite dhe dy fundjava me fjetje 24 orëshe. Ky “ritual” vazhdoi një vit. Zotëria kërkoi ndryshim të takimeve me vajzën pasi fëmija po rritej dhe sipas ligjeve që citonte ai fëmija duhet të kishte më tepër kohë në dispozicion për babain sepse figura e babait është shumë e rëndësishme”, shtoi më tej ajo.

Me rritjen e fëmijës u shtuan takimet, por edhe refuzimet e vajzës për të shkuar tek i ati.

“Ama fëmija gjatë tërë kohës ka shfaqur shenja të cilat tregonin për të kundërtën, shenja që janë vërtetuar me psikolog shkolle dhe mësueset që ajo ka pasur në shkollë, reagimet që ka pasur gjatë kohës që kthehej nga i ati apo ditën që kishte për t’u nisur tek i ati. Agresivitet, mospërqendrim në mësim, mosdashamirësi ndaj fëmijëve të tjerë, izolim, qarje tërë kohës. Duke qenë se ishte e moshës relativisht e vogël, 3-4 vjeç nuk ishte e qartë dhe arsyeja pse e kishte këtë problematikë”, tha denoncuesja.

Por këtij refuzimi babai i kundërvihej duke i thënë, se “do ta merrte për veshi me polici”.

“Me kërkesën që bëri për ndryshim të takimeve me fëmijën sepse fëmija ishte më i rritur dhe babai kishte krijuar një familje të re, i duhej më tepër kohë vajzës në dispozicion me familjen e re të babait për të krijuar marrëdhënien dhe relatën, gjykata vendosi shtim të ditëve të takimit me babain. Me shtimin e ditëve të caktuara nga gjykata vajza filloi të kishte një refuzim shumë më të fortë, shumë më të egër të faktit që të mos shkonte tek babai. Vajza e shpjegonte situatën në shtëpi atje shumë të tensionuar, marrëdhënien atje shumë të acaruar. Thotë tërë kohës që ata kanë debate, kanë sherre. Ai pi shumë. Është shumicën e kohës i pirë në kohën që vajza është atje. Në pjesën më të madhe të takimeve, të hënë, të premte, vajza nuk e takon fare babain sepse e merr shoferi tek unë, e sjell shoferi tek unë dhe fëmija atje qëndron me gruan e babait dhe me vajzën tjetër. Rasti më i fundit është tani në Korrik të këtij viti kur vajza refuzoi të shkonte me babain për pushime verore siç ishte caktuar nga gjykata. Vajza refuzoi ndërkohë që babai nuk e pranoi refuzimin e vajzës. Ai filloi ta kërcënonte. Unë të marr për veshi me polici dhe ti vendimin e gjykatës duhet ta zbatosh patjetër se je fëmijë”, tha denoncuesja.

Biseda mes babait dhe vajzës:

Babai: Dakord ë?

Vajza: Unë s’dua të vij!

Babai: Mos më bëj të t’vij, të të marr prej leckash me Polici aty!

Vajza: Jo, nuk më merr dot!

Babai: Mos më acaro! Edhe një herë, mos më acaro fare nervat! Të erdha me Polici, të mora prej veshi aty!

Vajza: Nuk më merr dot!

Babai: Dhe bëhu gati dhe mos e zgjat! Do të vij do të marr aty për veshi tani!

Vajza: Jo!

Babai: Dhe mos e zgjat më muhabetin! Bëhu gati! Edhe një herë, mos më thuaj jo, se do të vij me Polici do të marr prej veshi! Dakord?

Vajza: Jo!

Babai: 15 ditët, që do kalosh me babin, do t’i kalosh pikë me babin! Nuk ka këtu, ça ke qejf ti, dhe mos e zgjat muhabetin! Bëhu gati, se do t’vij, do të marr unë aty! Hajde!

Vajza: Jo!

Përtej ardhjes me polici, babai i përmend fëmijës vendimin e gjykatës.

Vajza: S’dua të vij!

Babai: E mora vesh, që nuk do të vish! Po mirë, po me babin për çfarë të ka ngel hatri ty? Pse je mërzit?

Vajza: S’dua të vij!

Babai: Mirë moj, e mora vesh, që s’do të vish, po për çfarë je mërzit me babin?

Vajza: S’kam qejf me ardh!

Babai: Ore, e mora vesh unë, që s’ke qejf me ardh, me babin, pse je mërzit me babin? Ke ndonjë problem me babin pyes?

Vajza: Po ti s’është, se po rri aq shumë me mua, se ti në punë je gjatë gjithë kohës!

Babai: Po e mora vesh pra, që s’po rri shumë me ty! Unë jam këtu në shtëpi dhe po të pres ty!

Vajza: Jo, jo unë s’dua vetëm sot! Unë dua tërë ditët, s’dua vetëm sot!

Babai: Po mirë ti do që të rrish vetëm me mua kur të vish këtu?

Vajza: Po!

Babai: Babi, sa herë që të vish ti, babi do të rrijë këtu me ty sa herë që të vish ti!

Vajza: E di, po është shumë vonë tashi!

Babai: Ça do me thënë, vonë?

Vajza: Që s’dua të vij!

Babai: Pse?

Vajza: Sepse…

Babai: Ça domethënë kjo sepse?

Vajza: Ti s’rri me mua!

Babai: Ti je kalama!

Vajza: Jo, jo nuk jam kalama! S’jam kalama unë, jam rrit tashi!

Babai: Të shpjegoj një gjë babi? Që do vish të takosh babin, do vish ta takosh, se këtë vendim e ka marrë gjyqi!

Vajza: Nuk dua!

Babai: Dhe vjen Policia të merr ty bashkë me gjithë mamin tënd, që të mashtron dhe manipulon, edhe e fut në burg mamin tënd! Dëgjo babin çfarë thotë, bën mirë që atë vendimin e gjyqit ta zbatosh!

Vajza: Nuk dua të vij! Pikë mbaroi!

Babai: Si?

Vajza: Nuk dua të vij dhe pikë mbaroi! /tvklan

Etiketa: babaiPresioniVajza

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Murrizi “sherr” me Vasilin: Unë si kacabujt që rrinë në nejet e lopës…

Murrizi “sherr” me Vasilin: Unë si kacabujt që rrinë në nejet e lopës...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com