GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

U-17/ Miqësoret e shtatorit, Bulku: Po formojmë ende grupin, vlerësojmë prurjet e reja në këto sfida

20:02 - 20/09/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
U-17/ Miqësoret e shtatorit, Bulku: Po formojmë ende grupin, vlerësojmë prurjet e reja në këto sfida
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria U-17, e drejtuar nga Ervin Bulku ka nisur që prej ditës së diel grumbullimin zyrtar në prag të dy ndeshjeve miqësore të programuara për muajin shtator. Kuqezinjtë e Bulkut do të luajnë ndeshjen e parë më 22 shtator, në Kosovë ndërsa dy ditë më vonë, do të zhvillojnë një tjetër miqësore kundër ekipit Kombëtar U-18.

Në prag të këtyre dy ndeshjeve, tekniku shqiptar Ervin Bulku ka dhënë një prononcim për fshf.org, theksoi se stafi ende është në fazën e formimit të grupit përfundimtar që do të përfaqësojë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian që do të zhvillohen në Irlandën e Veriut, ku Kombëtarja është shortuar në të njëjtin grup me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut. “Jemi akoma duke formuar grupin, pavarësisht se shumicën e grupit e njohim. Në këtë grumbullim kemi 4-5 prurje të reja, me djem shqiptarë që luajnë në kampionate europiane, si në Greqi dhe në Itali, që luajnë në ekipe si: Panathinaikos, Olimpiakos, Viçenza, Udineze. Shpresojmë që të formojmë grup sa më të mirë, t’i japim mundësi të gjithë lojtarëve dhe të formojmë një grup të mirë për eliminatoret e Europianit”.

Për shkak të vëshitësive të krijuara nga pandemia, stafi teknik i Kombëtares nuk ka mundur të shohë të gjithë nën 17 vjeçarët që mund të ishin pjesë e këtij grupi, ndërsa Bulku shprehet se duhet të shohë ende prurjet e reja, pavarësisht se ka krijuar një ide paraprake. “Unë mendoj që shumicën e lojtarëve, pavarësisht vështirësive që kemi pasur prej covidit, ka lojtarë nga Gjermania ose Zvicra që ne nuk i kemi parë në asnjë moment në aktivitet sepse ato kanë qenë në karantinë. Kemi zhvilluar një turne në Itali dhe një miqësore me Bosnjen si dhe miqësore me ekipin Kombëtar U-18. Mendoj që pak a shumë skuadrën e kam në kokë, por duhet të shohim edhe prurjet e reja sepse ndoshta në 2-3 pozicione që ne kemi probleme, pasi kemi edhe çështjen e pashaportave. Shpresojmë që shteti shqiptar të na mirëkuptojë dhe të arrijmë t’i pajisim edhe ata lojtarë me pashaporta dhe ta formojmë grupin sa më të mirë dhe sa më të fortë”.

Trajneri shprehet se skuadra është plotësuar ditën e sotme, me lojtarët që i janë bashkuar të gjithë ekipit, ndërsa shpreson që muajin e ardhshëm të ketë më shumë ditë në dispozicion për të përgatitur grupin për në Irlandë. “Skuadra e plotë është vetëm sot. 2 lojtarët që kanë ardhur nga Italia, kanë ardhur në orët e vona të darkës, sepse kanë pasur ndeshje me ekipet e tyre. Lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatin shqiptar, për arsye se kampionati shqiptar, nisi këtë javë, ramë dakord me ekipet që t’i lëmë lojtarët që të aktivizohen sepse nuk është një datë zyrtare. Shpresojmë që sot që kemi të gjithë grupin, t’i japim idetë që mendojmë dhe detyrat që do i japim për ndeshjet ndaj Kosovës. Shpresojmë që me mirëkuptimin e FSHF-së, muajin e ardhshëm të kemi një javë më shumë, që të na e mundësojë, siç kemi bërë gjithmonë, që të kemi sa më shumë ditë në dispozicion me grupin, që të bëjmë më të mirën dhe të vendosim skuadrën dhe ta kemi gati për në Irlandë”.

Lajme të lidhura

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Para
Si postimi i Berishës shkaktoi “trazira” në policinë e Tiranës për plagosjen e të riut

Si postimi i Berishës shkaktoi “trazira” në policinë e Tiranës për plagosjen e të riut

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com