GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U akuzua për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Pogradecit dënohet me 2 vite shërbim prove

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
U akuzua për shpërdorim detyre, ish-kryebashkiaku i Pogradecit dënohet me 2 vite shërbim prove
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO ka caktuar sot masën shërbim prove për një periudhë kohore 2 vite për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Eduart Kapri u dënua fillimisht me 1 vit e 6 muaj burgim, por në bazë të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me 1 vit. Në përfundim gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien e Kaprit në provë, për një afat prove prej 2 vitëeh.

Kaprit i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 vitesh.

Gjithashtu masa me shërbim prove është caktuar edhe për Besmira Nikon (1 vit e 4 muaj shërbim prove) si edhe për Besjan Meçon gjitthashtu me 1 vit e 4 muaj shërbim prove.

Kujtojmë se Eduart Kapri, në cilësinë e kryebashkiakut ka lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me dispozitat ligjore, të pallat 14 katësh në qytetin e Pogradecit nga shoqëria Gedi sh.p.k., me administrator vëllain e tij Gëzim Kapri.

Njoftimi i GJKKO

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 181, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Eduart Kapri,
Besmira Niko dhe Besjan Meço, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 18,
datë 27.02.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduart Kapri për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

– Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Eduart Kapri i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

– Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia e të pandehurit Eduart Kapri në provë, për një afat prove prej 2 (dy) vjet, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e
provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

– Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale.

– Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

– Heqjen e së drejtës të pandehurit Eduart Kapri për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të
këtij vendimi.

2. Deklarimin fajtore të të pandehurës Besmira Niko për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

– Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurës Besmira Niko i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

– Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia e të pandehurës Besmira Niko në provë, për një afat prove prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës e pandehura duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

– Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet e pandehura që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale.

– Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurës me shërbimin e provës.

– Heqjen e së drejtës të pandehurës Besmira Niko për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të
këtij vendimi.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besjan Meço për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

– Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Besjan Meço i ulet n1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

– Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia e të pandehurit Besjan Meço në provë, për një afat prove prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte
me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

– Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale.

– Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

– Heqjen e së drejtës të pandehurit Besjan Meço për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të këtij vendimi.

4. Lidhur me provat materiale: -dokumentet dhe sendet e sekuestruara pranë Bashkisë Pogradec me procesverbalin e sekuestrimit datë 22.05.2024, t’i kthehen Bashkisë Pogradec, me përjashtim të CD-së së listuar në këtë procesverbal në numrin rendor 77, e cila të mbetet në fashikullin e gjykimit.

5. Shpenzimet procedurale, të përbëra nga shpenzimet e hetimit paraprak dhe ato të gjykimit, sipas përllogaritjes nga sekretaria gjyqësore, u ngarkohen të pandehurve solidarisht.

 

Etiketa: denimGJKKOkryebashkiak

Lajme të lidhura

U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri)
Aktualitet

Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person

18:28 - 02/05/26
Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës
Aktualitet

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës

15:29 - 02/05/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina

14:24 - 02/05/26
Para
Fondacioni gjerman ngre alarmin: Shqipëria po sakrifikon natyrën për turizmin masiv

Fondacioni gjerman ngre alarmin: Shqipëria po sakrifikon natyrën për turizmin masiv

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four”
Sport

Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four”

18:34 - 02/05/26

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 34-t në Abissnet Superiore, të zhvilluara të gjitha në të njëjtin orar, ku vëmendjen...

Lexo më shumë
U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri)

Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person

18:28 - 02/05/26
Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës

15:29 - 02/05/26
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

15:05 - 02/05/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

“Çmimet do të bien si një gur kur të mbyllet lufta”, Trump: Shumë shpejt ekonomia do të kthehet në normalitet

14:40 - 02/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com