GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U akuzua se tentoi të vriste Gazmir Dacin me snajper, shpallet i pafajshëm Ergys Kolaveri

15:51 - 26/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U akuzua se tentoi të vriste Gazmir Dacin me snajper, shpallet i pafajshëm Ergys Kolaveri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm Ergys Kolaverin, personin që akuzohej se do të kryente një atentat brenda burgut të Vaqarrit. Në nëntor të vitit 2017, Kolaveri u dënua asokohe nga Gjykata për Krime të Rënda me 20 vite burg, nga 30 vite që kishte kërkuar Prokuroria për atentatin e dështuar me snajper në burgun e Vaqarrit në vitin 2016.

Shënjestra ishte Gazmir Daci, i cili ndodhej në ambientet e brendshme të Burgut të Vaqarrit, por ishte planifikuar që të vritej gjithsesi. Gazmir Daci ishte duke dalë në ambientet e jashtme të burgut, kur është qëlluar me snajper nga një kodër aty pranë. Plumbi i nxjerrë nga snajperi nuk e ka kapur shënjestrën, por një tjetër të dënuar.

Atentatori ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim për ta qëlluar me snajper. Emri i parë ku u dyshua ishte Kolaveri, pasi Gazmir Daci ka vrarë Gazmir Kolaverin dhe kishte plagosur Robert Kolaverin, të dy vëllezër të Ergys Kolaverit.

Hasmëria e familjeve Kolaveri- Daci zë fill në vitin 2015 kur Gazmir Daci vrau vëllain e tij Valmir Kolaverin më 4 tetor 2015 dhe la të paralizuar vëllain tjetër Robert Kolaverin.

Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë, Elson Dacin, vëllain e Gazmirit pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transportimit të klandestinëve dhe po u merrte klientët. Me kthimin në Shqipëri, Gazmir Daci u kishte kërkuar llogari në një lokal, por sherri përfundoi me vrasje dhe plagosje.

Gazmir Daci u dënua me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje, por vëllai i tretë Ergys Kolaveri nuk e la me kaq. Pikërisht me anë të një snajperi, Ergys Kolaveri tentoi të vrasë Gazmir Dacin pasditen e 30 korrikut të 2016 por doli ‘huq’ pasi plagosi kosovarin Lili Dulajn.

Kolaverit iu gjet në automjet vetëm disa dylbi por jo arma me të cilin tentoi të vrasë Gazmir Dacin. Në 2017 ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 vite burg për tentativë vrasje. Por mesa duket, Apeli ka vendosur pas shqyrtimit të provave se i riu nuk ka pasur lidhje me atentatin brenda burgut duke i dhënë lirinë.

Etiketa: ApeliBurgKolaveriKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Para
Kthyen banesën në laborator droge, arrestohet shqiptari e grekja në Selanik

Kthyen banesën në laborator droge, arrestohet shqiptari e grekja në Selanik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!
Breaking Views

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com