GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

U arratis nga burgu në Itali, bosi i mafies kapet në Francë

19:41 - 02/02/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
U arratis nga burgu në Itali, bosi i mafies kapet në Francë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një bos famëkeq i mafies, i cili u arratis nga një burg i sigurisë së lartë në Itali vitin e kaluar duke përdorur çarçafë, është rikapur në Francë, sipas autoriteteve në të dy vendet.

Marco Raduano, i njohur si i rrezikshëm në listën e kriminelëve më të kërkuar të Europol-it, u kap në Bastia në ishullin francez të Korsikës, thanë autoritetet të premten.

40-vjeçari nga qyteti bregdetar i Adriatikut, Vieste, në shkurt të vitit 2023 kishte arritur të dilte nga krahu i sigurisë së lartë të Nuoro, në Sardenjë, duke përdorur metodën tradicionale të çarçafëve të lidhur me nyje për të zbritur muret.

Matteo Piantedosi, ministri i brendshëm italian, deklaroi gjithashtu se bashkëpunëtori i Raduanos, Gianluigi Troiano, ishte arrestuar pranë Granadës në Spanjë, duke shënuar “një tjetër goditje të rëndësishme për krimin e organizuar”.

Raduano është kreu i klanit Gargano, që vepron brenda ” mafias së pestë” , një sindikatë kriminale relativisht e panjohur me bazë në Foggia, një provincë jugore në Pulia të Italisë. Ai po vuante një dënim me 24 vjet burg për krime të ndryshme, përfshirë përfshirjen në një organizatë kriminale, trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, raportoi Europol.

Europol tha se ai ishte figura kryesore në grup dhe një vrasës i pamëshirshëm, përgjegjës për kryerjen e vrasjeve, trafikut të drogës dhe zhvatjes.

Krahas Cosa Nostra-s në Siçili, ‘Ndrangheta’ në Kalabri, Camorra në Napoli dhe Sacra Corona Unita, hetuesit kanë identifikuar në vitet e fundit organizatën kriminale me bazë në Pulia, e cila kishte vepruar kryesisht nën radar, si një mafia e pestë.

Sipas prokurorëve, bëhet fjalë për një grup të karakterizuar nga një shkallë e lartë agresioni dhe dhune, “që ushqen kufomat tek derrat për të mos lënë gjurmë. Një mafie e papërpunuar në veprimet e saj dhe për këtë arsye e rrezikshme”, thanë autoritetet.

Mafia në provincën Foggia u shfaq në fund të viteve 1970, kur kreu i mafies napolitane dhe themeluesi i Camorrës së Organizuar të Re, Raffaele Cutolo, u takua me një delegacion kriminelësh vendas në Pulia me qëllim që t’i “punësonte” ata dhe të zgjeronte ndikimin e tij në tregtia kontrabandë e cigareve në Ballkan.

Megjithatë, plani i Cutolo-s dështoi pas një lufte të brendshme nga e cila një klan doli fitues dhe gradualisht filloi të depërtonte në zona të tjera të Pulias.

Mafia e Foggia besohet se ka vrarë mbi 360 njerëz vetëm në zonën e Garganos, 80% e të cilëve mbeten të pazgjidhura.

Etiketa: bosFranceItalimafie

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Berisha: Ja ku bashkohen interesat e Ramës e Bashës, Dumanin e blenë me thasë…

Berisha: Ja ku bashkohen interesat e Ramës e Bashës, Dumanin e blenë me thasë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com