GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua i armatosur, “shkodrani” kishte si shënjestër Hajrullan

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U arrestua i armatosur, “shkodrani” kishte si shënjestër Hajrullan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të Amarildo Nikollit nga policia e Vlorës. Nikolli u kap me armë me silenciator, municion luftarak, doreza dhe kapuç.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanËeb se Nikolli, se Nikolli, i cili njihej edhe me nofkën “Shkodrani” kishte në shënjestër Inez Hajrullan.

Ky i fundit i ka shpëtuar dy atentateve në vitet 2017 dhe 2019.

Ndërkohë që policia vijon hetimet lidhur me Amarildo Nikollin, i cili duket se nuk ka preferuar të rrëfejë detaje për grupin hetimor. Sipas raportimeve, dyshohet se Nikolli ka pasur edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët kanë mundur ti largohen policisë në çastet e fundit të operacionit, pasi kanë vërejtur nga një distancë e afërt arrestimin e Amarildo Nikollit.

Atentati i 2017:

Ky atentat u krye me lëndë eksplozive në automjetin e tij, ku humbi një këmbë. Atentati ndodhi një prej lokaleve, që në Vlorë njihet si vendi që frekuentohej nga Edison Harizaj, një prej të fortëve të Vlorës, i vrarë në Durrës. Hajrulla dyshohet se është pjesë e grupit të Harizajt.

I riu është dënuar dy herë. Në shkurt 2018, Hajrulla ka marrë një dënim me 2 vite heqje lirie për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Dënimi kishte lidhje pikërisht me armën që iu gjet gjatë atentatit me eksploziv, të ndodhur në nëntor të 2017, por ky dënim u pezullua duke e lënë të riun në shërbim prove. Gjithashtu, në fund të vitit u dënua me 8 muaj për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Inez Hajrulla është person i marrë në hetim për zhdukjen e Elvis Troqes në Vlorë, në korrik 2017. Përfshirja e tij në këtë çështje erdhi pasi një nga dëshmitarët, që është personi i fundit që ka takuar 25-vjeçarin Troqe, ka deklaruar për hetuesit se Elvisi ishte larguar nga lokali ku po qëndronin, duke i thënë se do të takonte një shok me emrin Ini, që dyshohet se i referohet pikërisht Inez Hajrullës, pasi në Vlorë njihet si “Ini i Çones”. Përveç zhdukjes së 25-vjeçarit, Hajrulla dyshohet se është përshirë dhe në ngjarje të tjera kriminale, të cilat janë ende të pazbardhura.

Atentati i 2019:

Hajrulla po qëndronte në në një kafene në kompleksin “Oslo” në zonën e Lungomares, në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur papritur nga dy makina janë lëshuar breshëri automatiku.

Qitësit me sa duket kanë qenë amatorë, pasi asnjë nga plumbat nuk ka kapur objektivin, por është plagosur krejt rastësisht një punonjës i bashkisë së Vlorës i quajtur Dajko Cenodemaj, 58 vjeç, i cili po pinte kafe me tre miq të tij. Autorët u larguan duke i djegur dy makinat në zonës e Babicës, njëra prej të cilëve Land Rover, që nga hetimet rezultoi të ishte me targa të vjedhura ku dhe janë sekuestruar dy automatikë të djegur.

Etiketa: Inez HajrullaPoliciashkodraniVlore

Lajme të lidhura

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma
Aktualitet

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Para
“Ferri” i zjarrtë në Hawaii! 36 të vdekur, qyteti i Laheina bëhet hi

"Ferri" i zjarrtë në Hawaii! 36 të vdekur, qyteti i Laheina bëhet hi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet
Botë

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

Pakistani po e rivlerëson në mënyrë aktive rolin e tij si ndërmjetës midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pasi konflikti...

Lexo më shumë
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com