GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua me dyshimin se detyroi të dashurën të abortonte, Gjykata liron shqiptarin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U arrestua me dyshimin se detyroi të dashurën të abortonte, Gjykata liron shqiptarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqiptari i arrestuar si i dyshuar për dhunë dhe që detyroi të dashurën e tij të abortonte foshnjen 2 muajshe është lënë i lirë nga gjykata greke. Mediat greke shkruajnë se Ymer Ramadan Haxhiaj, 27-vjeçari shqiptar, është liruar pasi u deklarua i pafajshëm dhe kërkoi falje.

Por gjykata vendosi disa masa shtrënguese ndaj tij ku përfshihen: pagesa e një garancie prej 2 mijë euro, paraqitja rregullisht në komisariat, mos largimi nga Greqia dhe nuk duhet t’i afrohet të dashurës 19-vjeçare.

Avokati i 27-vjeçarit duke folur për shqiptarin tha se ai pretendoi se nuk ka bërë absolutisht asgjë, duke pasur si udhërrëfyes raportin mjeko-ligjor ku thuhet se nuk ka asnjë gjurmë dhune ndaj kallëzueses dhe pretendime të tjera që tregojnë kundërshtimin e deklaratave të paditëses. Të gjitha pretendimet e saj janë kontradiktore”.

Më pas avokati ka treguar si ka shkuar i riu shqiptar në spital bashkë me të dashurën e tij.

“Ai ka shkuar në spital, por siç pretendon ai nuk ka shkuar pasi ka bërë ndonjë akt dhune apo diçka tjetër ndaj kallëzuesit. Vetë paditësja ka raportuar se kishte përdorur disa medikamente. Pasi ka kryer kontrollet me mjekët, shqiptari ka qëndruar me të dashurën e tij në çdo moment. Ai doli nga spitali në orën tetë të mëngjesit dhe shkoi të merrte nënën e saj për të cilën e njoftoi, u ul me të për dy tre orë në spital dhe pastaj në mesditë i solli lëngje dhe gjëra të tjera. Ai ishte gjithmonë me të. Ajo ka bërë denoncim në mbrëmje”, tha avokati.

Ndërkohë 19-vjeçarja greke ka deklaruar se shqiptari i ka vrarë fëmijën, duke e lidhur dhe detyruar të marrë pilula për të humbur foshnjen.

“Ai më vrau fëmijën. Nuk më goditi. Më lidhi duart dhe më shkeli në kokë, më mbylli gojën, po më thoshte se: “E kam vendosur: do të të vras. Do të vras ​​edhe fëmijën”. Më pas më dha disa pilula”, pretendon 19-vjeçarja.

Etiketa: GjykataGreqiKryesore1Shqiptari

Lajme të lidhura

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri
Aktualitet

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën
Aktualitet

Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

14:01 - 10/09/26
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin
Aktualitet

Kërkuan takim me Veliajn në paraburgim, SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj

13:41 - 10/09/26
Para
“Meritonit i pëlqejnë gocat e bukura”, Roza e Erjola këshillojnë Sarën të hidhet në aksion (VIDEO)

"Meritonit i pëlqejnë gocat e bukura", Roza e Erjola këshillojnë Sarën të hidhet në aksion (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditë e keqe për kuqezinjtë U19, Moldavia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë
Sport

Dy ndeshje brenda tre ditësh, FSHF zyrtarizon miqësoret e Shqipërisë

14:25 - 10/09/26

Kombëtarja U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Lituanisë në vendin tonë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me...

Lexo më shumë
Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

Kryebashkiaku socialist i Patosit kundër territoriales: Kemi performancë më të mirë se Fieri

14:08 - 10/09/26
Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

Tensione në Rrajcë për Reformën Territoriale, banorët përplasen me deputetët dhe braktisin dëgjesën

14:01 - 10/09/26
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

Kërkuan takim me Veliajn në paraburgim, SPAK refuzon kërkesën e avokatëve të huaj

13:41 - 10/09/26
“Ka një feeling të ngrohtë si jaht”/ Vilat luksoze në Palasë! E-maili i Alban Eftimit që ‘fundosi’ Ballukun

“Ka një feeling të ngrohtë si jaht”/ Vilat luksoze në Palasë! E-maili i Alban Eftimit që ‘fundosi’ Ballukun

13:38 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com