GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U arrestua në Dubai, si Martinaj, Ndoka dhe Shullazi planifikuan të “hiqnin qafe” Durim Bamin

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
U arrestua në Dubai, si Martinaj, Ndoka dhe Shullazi planifikuan të “hiqnin qafe” Durim Bamin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Durim Bami, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” është arrestuar ditën e sotme në Dubai me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Bami akuzohet për “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivim i lëndeve narkotike”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Konkretisht, Durim Bami akuzohet se ka siguruar kushtet për të vrarë Arben Ndokën, Tori Xhecukën dhe Erigers Mihasin. Por Bami gjithashtu ka qenë shënjestër e grupeve kundërshtare për ta ekzekutuar.

Në dosjen e SPAK prokurorët radhisin provat e siguruara nga komunikimet në Sky ECC mes personazheve të njohur të krimit.

Në njërin prej këtyre komunikimeve në SKY spikat ai mes Ervis Martinajt dhe ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, të cilët flasin për ekzekutimin e Durim Bamit.

Në dosje theksohet se Arben Ndoka i siguron Martinajt se ka gjetur një “grup nga Kosova që të mbarojnë punë”, ndërkohë që Martinaj e siguron Ndokën se shpenzimet do t’i heqë ai.

Më tej Ndoka thekson se “ata duan vetëm një paradhënie për shpenzime fillestare si shtëpi, armë, makina, por të mbarojnë punë”.

Sipas SPAK, ndërkohë që Martinaj dhe Ndoka sigurojnë infrastrukturën për vrasjen e Durim Bamit, Emiljano Shullazi merr informacione nga burgu për lëvizjet e tij. Shullazi komunikon me Marklen Hakën për vendndodhjen e Durim Bamit, ku në një moment e pikasin atë në zonën e Oxhakut në Tiranë.

 “Për atë do të bëjë edhe policia festë kur ta heqim, nuk merren me hetime me gjëra”, thekson në njërin prej komunikimeve Emiljano Shullazi ndaj Marklen Hakës.

 “Mos i thuaj Vis Martinajt”

Ndërkohë që merr informacione nga Marklen Haka në lidhje me lëvizjet e Durim Bamit, Emiljano Shullazi ia komunikon ato ish-deputetit Arben Ndoka. Shullazi i shkruan Ndokës se “kam një njeri që më jep informacione për Durin (Durim Bamin)”, por nuk i thotë së bëhet fjalë për Marklen Hakën.

Ndërkohë, ndër të tjera, Shullazi i kërkon Ndokës që të mos flasë me Ervis Martinajn që kishin kontakt bashkë pasi sipas tij kjo do të dëmtonte planin për heqjen qafe të Durim Bamit.

Sipas informacioneve që merr Shullazi dhe ia kalon Ndokës, Durim Bami ka dy makina me të cilat lëviz. Njëra është një makinë e blinduar dhe tjera një Range Rover, me të cilën më pas do t’i bënin atentat.

 “Mua më thanë që e kanë parë në Gjirin e Lalzit. Madje lëviz edhe nëpër Tiranë te bar A.. te Oxhaku e kanë parë. Lëviz lirshëm ai”, shprehet ndër të tjera Shullazi në lidhje me Durim Bamin.

Më herët, Shullazi i thotë Marklen Hakës se Redjan Rraja që është në burg flet me të tjerët dhe thotë se “Durim Bami është më i forti në Fushë Krujë”, ndërsa ndër të tjera kërkon edhe angazhimin e Albert Zajes për ekzekutimin e Bamit.

 “Ngreje pak atë Bertin se aty te bilardoja ja gjen terëzinë se s’ka kamera”, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore të SPAK.

Pas Durimit vrasim dhe Valterin

Proukurorët e SPAK kanë zbuluar edhe biseda mes Arian Tukut dhe Arben Ndokës në lidhje me vrasjen e Durim Bamit, por edhe të Valterit, vëllait të tij. Mes të tjerash, Tuku i thotë Ndokës në një bisedët të bërë në korrik 2020, se “me kismet zotit, bëjmë pastrim total deri në shtator dhe ua shuajmë rracën” duke iu referuar Durim dhe Valter Bamit. Tuku thotë se duhet që pas Durimit të ekzekutohet deh Valter Bami pasi “mund të marrë azil diku dhe zhduket”.

Etiketa: Arben NdokaDurim BamiShullazi

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën
Aktualitet

Divjaka kundër shkrirjes si bashki! Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

21:51 - 10/09/26
Para
Nga non-grata te persekutimi politik, Berisha nxjerr në shitje librin: Të ardhurat do të shkojnë për fëmijët…

Nga non-grata te persekutimi politik, Berisha nxjerr në shitje librin: Të ardhurat do të shkojnë për fëmijët...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26

Vijon edhe këtë të premte protesta e 104-të në Tiranë, në kuadër të protestave të njëpasnjëshme të qytetarëve kundër qeverisë....

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Shtator 2026

07:34 - 11/09/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 11 Shtator 2026

07:34 - 11/09/26
Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26
Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

Trajneri i Fenerbahçes jep papritur dorëheqjen pas barazimit me Romën në Champions League

22:39 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com